Një shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen Punëtori në Fushë-Krujë, në orët e vona të kësaj të mbrëmjes.
Mësohet lënda eksplozive është vënë në afërsi të një garazhi në pronësi të 58-vjeçarit Ramazan Çenia.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet.


