• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENIGMA/ Ndoka duhet të kthehej në orën 10:30 në shtëpi, telefoni i tij binte pa pushim. Pas 6 orësh…
Home
Sociale

ENIGMA/ Ndoka duhet të kthehej në orën 10:30 në shtëpi, telefoni i tij binte pa pushim. Pas 6 orësh…

10 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vritet në pritë vëllai i ish-deputetit të PS-së në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj 48- vjeçarit Aleksandër Ndoka, i cili mbante postet e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kryeinspektor i IKMT-së për Veriun.

Autorët i janë afruar mjetit “Mitsubishi”, i zi, me targë AA 328 SE, sapo 48-vjeçari ka ndaluar para portës së hekurt të vilës së tij që ndodhet në periferi të qytetit në lagjen “Nënë Tereza”. Porta nuk funksiononte me pult, kështu që zbritja nga mjeti për ta hapur atë ishte një rit i përnatshëm. Mendohet se autorët që kanë organizuar krimin, i kanë zënë pritë pikërisht në vendin ku Ndoka do të ndalonte me patjetër, duke qëlluar me 15 plumba ndaj tij. Sipas burimeve nga grupi hetimor, referuar edhe të dhënave nga mjekët ligjorë, në trupin e të ndjerit janë konstatuar 11 plumba, disa prej tyre edhe në kokë, dhe vdekja ka qenë e menjëhershme.

Ekspertët e Policisë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se autorët, të cilët kanë qenë të paktën dy, kanë dalë nga vendi ku fshiheshin pikërisht kur mjeti i 48-vjeçarit ka ndaluar. Ata nuk kanë pritur që shënjestra të zbriste, por i janë afruar mjetit në kahun e shoferit, duke qëlluar në drejtim të tij në një distancë jo më shumë se rreth tri metra. Viktima po kthehej nga lokali i tij “Apokalips”, që ndodhet rreth 1 km nga banesa e tij, dhe ka qenë i vetëm.

Trupi i tij është konstatuar nga familjarët rreth gjashtë orë pas krimit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30 (orar kur Aleksandër Ndoka kthehej si zakonisht në banesë). Familjarët, por edhe disa fqinj të tij, i kanë pohuar policisë se kishin dëgjuar zhurma në këtë orar, por kishin menduar për fishekzjarrë. Më kot bashkëshortja i ka telefonuar disa herë gjatë natës në të dy numrat të shoqit, pasi nuk ka marrë përgjigje. Më tej, sipas të dhënave, familjarët kanë dalë jashtë rreth orës 04:30, me qëllim për të nisur kërkimet. Por ata janë përballur me makinën para portës dhe 48- vjeçarin pa jetë brenda saj.

“Më datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, salla operative është njoftuar se në lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N., 48 vjeç, banues në lagjen ‘Nënë Tereza’ Lezhë, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli. si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Policia e Lezhës për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH-së Shkodër”, thuhej në njoftimin e Policisë së Lezhës. Blutë kanë nisur hetimin, duke nisur fillimisht me dy telefonat e viktimës, ku do të verifikohen thirrjet e fundit, por edhe të mëparshmet.

Gjithashtu, edhe nëse ka mesazhe kërcënuese. Policia ka nisur verifikimin e pamjeve të kamerave filmike të subjekteve nga lokali i 48-vjeçarit deri te banesa e tij. Sipas të dhënave, vila e Ndokës nuk rezulton të ketë qenë e survejuar me kamera.

Gjithashtu, rrugica e banesës nuk kishte ndriçim, çka ka ndikuar në favor të autorëve për t’i zënë atij pritë dhe më pas për t’u larguar pa lënë gjurmë. Nisur nga këto fakte, dyshohet se viktima nuk ruhej nga persona të tjerë dhe nuk e ka pritur sulmin vdekjeprurës ndaj tij, pavarësisht se dy djemtë e tij ishin të përfshirë në disa vepra kriminale. Sipas të dhënave paraprake, ka dyshime se autorët të jenë pritur nga ndonjë mjet jo larg vendit të ngjarjes. Policia ka shoqëruar deri më tani 8 persona në lidhje me ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjigandi i "Game of Thrones" e ka të dashurën sa gjysma e tij (FOTO)
Previous article INTEGRIMI- BE/ “Mos shkoni më shpejt se muzika”. Ambasadorja franceze i 'pret hovin' Ramës

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT