• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI- BE/ “Mos shkoni më shpejt se muzika”. Ambasadorja franceze i ‘pret hovin’ Ramës
Home
Shqipëri

INTEGRIMI- BE/ “Mos shkoni më shpejt se muzika”. Ambasadorja franceze i ‘pret hovin’ Ramës

10 December, 2017 g.autor Politikë, Shqipëri

Nga qyteti i Korçës, ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasak ka dhënë një mesazh të fortë, duke i sugjeruar qeverisë shqiptare që të mos nxitohet në lidhje me integrimin e vendit në BE.

“Mos shkoni më shpejt se muzika” ka thënë ambasadorja, teksa ka nënkuptuar se tashmë ka ardhur momenti që Shqipëria të presë vlerësimin e shteteve të BE-së, dhe analizat që këto vende kanë në lidhje me integrimin e vendit tonë.

Por edhe pse ka folur me terma të tjerë, ambasadorja franceze bie dakort në një pikë me ambasadorët e tjerë, se çështja kyçe e vlerësimit të Shqipërisë, mbetet sistemi i drejtësisë.

“Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, ne presim shumë raporte, ‘mos shkoni më shpejt se muzika’ është një shprehje franceze.

Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti te presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri” deklaroi Christine Vasak.

Ambasadorja Vasak ka folur edhe për çështjen e shumëdebatuar të kryeprokurorit. Sipas saj mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas kushtetutës, një vlerësim të cilin ambasadorja nuk e ka shtjelluar më në detaje, duke lënë të nënkuptohet se mandati i Llallës ka përfunduar.

“Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i Kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin” tha ajo./ express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENIGMA/ Ndoka duhet të kthehej në orën 10:30 në shtëpi, telefoni i tij binte pa pushim. Pas 6 orësh…
Previous article IRAK – Paradë ushtarake për fitoren kundër ISIS-it

g.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT