• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptaret në Dubai që bëjnë jetë të dyfishtë si eskortë luksi me sheikët arabë
Home
Gossip

Shqiptaret në Dubai që bëjnë jetë të dyfishtë si eskortë luksi me sheikët arabë

10 December, 2017 Ina.Autor Gossip, Lifestyle

Prostitucioni i formave të ndryshme po bëhet një fenomen mjaft i mprehtë për shoqërinë shqiptare.
Përveç atij klasik, sëfundmi ka shpërthyer një formë e re e prostitucionit ku vajza nga ato që rëndom thuhet ” që as që ta merr mendja”, ofrojnë shërbime të tilla kryesisht në vend të largëta me Shqipërinë. Si funksionon?

Ato nuk deklarohen si prostituta. Përkundrazi, në rrjetet sociale shfaqin jetën e tyre plot shkëlqim dhe luks duke hedhur foto nga vendet më të lakmuara për pushime, me makina, celular, veshje dhe bizhuteri luksi, të cilat nuk ia ka blerë as babai, as vëllai, as i fejuari dhe aq më pak t’i kenë blerë vetë…sepse, janë papunë.

Në fakt, e bëjnë një punë, për hir të së vërtetës…

Fillon si një ekspozim i “aseteve” kryesisht në Instagram dhe më pas vjen ftesa për një xhiro me “5 yje”, e cila nuk është gjë tjetër veç se një formë e sofistikuar prostitucioni, ku vajza merr valixhet dhe arratiset nga Shqipëria për disa ditë duke shkuar pranë klientit.

Në aeroportin e destinacionit e pret “porositësi”, i cili nuk është një klient i rëndomtë, por person me të ardhura të mira financiare, aq sa mund të përballojë shpenzime të mëdha për udhëtimin, shopping, shëtitje, si edhe pagesa cash ndaj vajzës.

Por, kjo është vetëm një formë.

Nisja e fotove nudo apo striptizmi online është një tjetër formë e përhapur në vend, për të cilën pagesat bëhen kryesisht online.

Vetëm dy muaj më parë, policia e kryeqytetit shkatërroi një rrjet prostitutash online, të cilat ofronin shërbime të tilla përmes internetit.

Punonjësi i një banke të nivelit të dytë, i konfirmoi Albeu.com se shpesh, tek kliente të caktuara hasin në transferta parash nga vende të “çuditshme”, me të cilat Shqipërinë nuk e lidhin raporte familjare apo biznesi.

Të tilla janë edhe vende të Lindjes së Mesme apo të gjirit, si Kuvajti, Arabia Saudite apo Emiratet e Bashkuara Arabe.

Krahas vendit të origjinës, cilësohen dhe si transferta të çuditshme edhe për faktin se marrësi, në rastin konkret marrësja është e një moshe shumë të re, ç’ka e bën të pamundur një raport pune aq larg dhe në atë moshë, duke të bërë të dyshosh për qëllimin e pagesës.

Një tjetër mënyrë është edhe ajo e rekrutimit të vajzave shqiptare si stjuardesa në Doha dhe Katar. Vajzat rekrutohen si stjuardesa për të kënaqur më pas epshet e sheikëve./Albeu/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RITA ORA i hap telashe sërish superyllit të boksit që flirtoi me të. Reagon ashpër shoqja e tij (FOTO)
Previous article Prit pak Thomas! Mami Ilva do dalë me motrën e madhe (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT