• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA BREXIT/ Theresa May këmbëngul: Është koha që parlamenti të “flas si një” (FOTO)
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA BREXIT/ Theresa May këmbëngul: Është koha që parlamenti të “flas si një” (FOTO)

29 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja britanike Theresa May iu bëri kërkesë deputetëve këtë të martë  të mos e prishnin strategjinë e saj , e cila synon që Britania të ketë një të ardhme sa më të mirë.

May tha se ishte koha që parlamenti të “fliste si një”.

Ajo shtoi gjithashtu se: ”Bëjmë këtë dhe ne mund të lëmë BE-në me një marrëveshje që nderon rezultatin e referendumit. Kështu ka ardhur koha që fjalët të përputhen me vepra. Nëse doni t’i tregoni Brukselit se çfarë do të pranojë kjo Dhomë, ju duhet të votoni për të. Nëse dëshironi të dilni me një marrëveshje, ju duhet të votoni për të.  Nëse doni Brexit, ju duhet të votoni për Brexit”.

May ka deklaruar se do të vazhdojë planet për marrëveshjen, por do të kërkojë disa ndryshime për të fituar mbështetjen e nevojshme.

“Sot ne mund dhe duhet të përqendrojmë të gjitha përpjekjet për të siguruar një marrëveshje të mirë me BE-në që të na mundësojë të largohemi në mënyrë të qetë dhe të rregullt më 29 mars”, tha zonja May në Parlament.

Një propozim ka të bëjë me njërin ndër shqetësimet më të mëdha të atyre që kundërshtojnë marrëveshjen. Ata nuk pranojnë një dispozitë e cila e mban Britaninë në një bashkim doganor me Bashkimin Evropian, për të siguruar një kufi të hapur midis Irlandës së Veriut dhe anëtares së BE-së, Irlandës.

Partia konservatore e May po mbështet tani ato që ajo i quan “masa alternative” për të kapërcyer shqetësimet rreth lidhjes së politikave të Britanisë me rregullat e BE-së.

Nuk është e sigurt nëse këto ndryshime do të ishin të mjaftueshme për të fituar miratimin në parlament.

Ndërkohë aleatët besojnë që një votim  i  plotë nga deputetët do to ti japë fuqinë May që të shkojë në Bruksel dhe të bëjë deklerata që mund të kënaqin Brexiteers.

May u shpreh që kjo nuk do të jetë mundësia e fundit për të vendosur në lidhje me marrëveshjen Brexit.

Por nëse nuk arrihet marrëveshje e re më 13 shkurt, kryeministrja  do të bëjë një deklaratë në parlament atë ditë dhe do të paraqesë një mocion të ndryshueshëm për debat një ditë më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PISTOLETA" PIATEK/ Goli i dytë kundër Napolit është një "PERLË" (VIDEO)
Previous article KONFIRMOHET/ Aleksandër Vuçiç viziton Tiranën në muajin...

k.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT