• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË MILITANT I PD”/ Studenti sqaron sherrin tek Juridiku: Nuk kam teser PARTIE. Ja pse protestoj
Home
Ekskluzive

“ËSHTË MILITANT I PD”/ Studenti sqaron sherrin tek Juridiku: Nuk kam teser PARTIE. Ja pse protestoj

29 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Ditën e djeshme në redaksinë e AlpeNews.al mbërriti një denoncim ku thuhej se studenti Marlin Muça po pengonte vijimin e mësimti në Fakultetin Juridik dhe se faktet tregonin se ai ishte militant I PD.

Në një prenoncim të dhënë për AlpeNews.al, studenti e përgënjeshtron këtë lajm duke theksuar që jo vetëm nuk është militant por edhe arsyet se pse vijon të protestoj.

1.Çfarë raporti keni aktualisht me Fakultetin juridik të Universitetit të Tiranes.
Pra, a jeni student?
Unë jam student i Fakultetit të Drejtesisb, viti i tretë Bachelor.
2. Cfarë përfaqësoni dhe çfarë kërkoni ndryshe nga gjithë studentët e tjerë që kanë paraqitur 8 pikat e kërkesave të tyre pranë qeverisë?
Arsyeja pse jam në ngujim është mosplotësimi tërësor i 9 kërkesave.
3. Sa prej personave që jane ngujuar bashkë me ju brenda Fakultetit nuk janë studentë aktualisht siç pretendojnë shumica e studentëve dhe çfarë kerkojne ata?
Fakultetit i Drejtesisë ka më shumë se 4000 studentë. Është e pamundur të kuptohet se kush është student e kush jo në një proteste, ashtu siç edhe tek studentët që kërkojne mësim mund të përfshihen dhe njerez qe nuk janë studentë por që angazhohen per te krijuar probleme.
4. Siç u pa edhe nga kronikat televizive shumica e studentëve kërkojne të futen në auditore dhe te rifillojnë mësimin. Kjo tregon se ju jeni minorance dhe nuk i përfaqesoni masën më të madhe të studentëve te juridikut. Pse nuk e pranoni këtë dhe për rrjedhojë ti nënshtroheni vullnetit të shumices, që është edhe thelbi i përfaqesimit në një sistem demokratik?
Protesta studentore ka patur dy baza kryesore: Bojkoti dhe ngujimi.
Një pjesë e madhe e studenteve kanë zgjedhur bojkotin si formë proteste, ndërsa pjesa tjetër ngujimin. Nuk mund të pretendohet që studentet që kërkojnë mësim janë mazhorance në kohen kur kur mijëra të tjerë zgjedhin bojkotin si protestë.
5. Ju kanë akuzuar si militant i PD. Çfarë lidhje keni ju dhe familjarët tuaj me këtë forcë politike?
Une nuk kam teser partie pasi kam zgjedhur profesionin e juristit që kërkon paanshmeri politike. Familja ime nuk ka patur teser partie në kohen e diktaturës e as tani natyrisht.
6. Nëse ju jeni një student si gjthë të tjerët, pse bëni thirrje, propagandoni dhe kërkoni radikalizimin e protestës, kur siç dihet tashmë, në dhjetor studentet nuk kërkuan as doreheqjen e ministres se arsimit, as të kryeministrit dhe asnjë kërkese tjetër të natyrës politike siç ju bëni?!
Une nuk kam bërë kurrfarë thirrje radikale. Unë i qendroj kauzës dhe 9 pikave.
7. Nëse keni kërkesa politike, pse nuk kërkoni ti realizoni ato nëpermjet aktivitetit tuaj politik pranë PD por shfrytëzoni aksesin në fakultetin juridik për një kauzë që nuk i përfaqëson shumicen e studentëve që kërkojne të rikthehen në mësim?
Siç thashë dhe me lart kam zgjedhur ta jap kontributim tim në shoqëri si jurist dhe jo si pjesë e politikës.
8. Kur do ta lironi ambientin e përbashket universitar dhe ti lejoni studentët që ti rikthehen mësimit, siç ata jua kërkuan masivisht edhe përballë?
Vazhdimësia e protestës është në dorën e studenteve të ngujuar. Unë nuk kam kurrfarë tagri të marr vendime për ta.

Mëposhtë keni edhe denoncimin:

“Përshëndetje stafi i Alpenews!

Ja se si militantë të partive politike po pengojnë studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës të vijojnë mësimi.

Prej disa javësh, 20 – 30 militantë politikë të opozitës kanë bllokuar hyrjet e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Këta 20 – 30 militantë të opozitës, nën justifikimin se janë studentë, po përpiqen që të pengojnë studentët që duan të vazhdojnë mësim që të futen në auditore. Studentët që duan të shkojnë në mësim, paraqiten në fakultet, dhe duke parë që dyert janë të bllokuara, kthehen sërish mbrapsh, pasi nuk duan të shkaktojnë konflikte fizike me këto militantë politikë. Dhe kjo situatë po përsëritet prej disa javësh.

Por cilët janë këto militantë politikë që po mbajnë peng Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës? Cilët janë këta 20 – 30, që nën petkun e studentit, po u humbasin vitin akademik 99% të studentëve të tjerë që duan të shkojnë në shkollë për një qëllim fisnik: të marrin dije, por, në vend që të ulen në banka e të marrin dije, i gjejnë hyrjet e fakultetit të bllokuara me karrige e tavolina?

Më i zellshmi ndër ta është Marlin Muça. Ai shfaqet në çdo intervistë televizive, shkruan me emër e mbiemër në mediat e financuara nga opozita, iu bën thirrje studentëve për ndryshime politike etj.

Po kush është Marlin Muça?
Marlin Muça është anëtar i flaktë i Partisë Demokratike. Ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i Neritan Sejaminit, këshillëtarit personal të Lulëzim Bashës. Neritan Sejamini i PD-së, duke përdorur Marlin Muçën, gjatë gjithë Dhjetorit dhe Janarit, kanë shkruar me dhjetëra artikuj për radikalizimin e protestës së studentëve. Është pikërisht Marlin Muça, i cili, për ti hedhur benzinë zjarrit, i shpërndante këto shkrime propagandistike në grupet në rrjetet sociale të studentëve, siç do ta shikoni në fotot e mëposhtme.

Por Marlin Muça nuk është ndalur me aq. Ai është i zellshëm të jetë protagonist në çdo dalje për mediat, ashtu siç do ta shikoni në videot e mëposhtme, duke kërkuar madje edhe radikalizimin e protestës.

Ja pra, se cilët janë “pseudo-protestuesit” që kanë zaptuar Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës: 20 – 30 militantë politikë të opozitës, të cilët duan të pengojnë mësimin.

Përgatiti: AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA E PRESPËS/ Kotzias: Faktori shqiptar luajti rol kyç në...
Previous article MERKATOJA MULTI-MILIONËSHE/ Pas 5 viteve e gjysmë tek "Djajtë e Kuq", mesfushori është pranë transferimit në...

F.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT