Everton është në një krizë totale ,I zhytur në fundin e tabelës, në vendin e 18-të me vetëm 8 pikë në 9 ndeshje.
E duke mos mjaftuar kjo vjen edhe shkarkimi I trajnerit Koeman, I cili kishte një kontratë 7 milionë euro në sezon por forma katastrofale e ekipit solli në “ndarjen” e parakohshme.
Duket se disfata në shtepi 2-5 me Arsenalin e ka “fundosur” Koeman, duke sjellë vendimin e shkarkimit të tij nga zyrtarët e Everton.
Drejtimin e ekipit pritet ta marrë trajneri I U-23, I cili do të jetë në stol në ndeshjen ndaj Chelsea-t të mërkurën të vlefshme për Carabao Cup. /alpenews.al/


