Arrestimi i bujshëm i “Eskobarit të Ballkanit” u bë një lajm shumë I rëndësishëm për mediat shqiptare dhe jo vetëm duke u kther në lajmin kryesor se “Zoti I Drogës” në Ballkan ndodhet prapa hekurave.
Por duket se lajmet për Klement Balilin ish- drejtori I Transportit në qytetin e Sarandës I vendosur nga radhët e LSI-së nuk kanë të mbaruar. “Partia e vogël e cila u bë e madhe” Lsi ishte e njohur për emërimet e saja në administra të militantëve të cilët I kishin shërbyer partisë. Duket se edhe Balili ka ndjekur rregullat e partisë, aq sa ka urdhëruar nipin e tij kryetar të bashkisë Delvinë
Që të fuse në punë militantët e LSI dhe njerëzit e fisit. Duket se “partia e vogël që u bë e madhe” është kthyer në një “gangrene” të emërimeve të militantëve dhe familjarëve. Me merit apo pa meritë ato I di partia dhe Lsi-ja.
Ja disa nga emërimet dhe licencsimet, me familjarë e krushqia të Balilajve dhe militanët e LSI-së:
Bashkim Çepani, mbikëqyrës administrate në bashki, vjehrri i Kryetarit të Bashkisë.
Everton Shehu, Drejtor i Transporteve, djali i tezes, i kryetarit të bashkisë;
Elvira Dhima, Shefe Finance, Drejtoria Rajonale Trasportit, kushërirë e kryetarit të Bashkisë
Denis Balili, Kryeinspektor në IKMT Sarandë, vëllai i kryetarit të Bashkisë.
Ingrida Balili (Çepani), Shefe Finance e Shëndetit Publik, gruaja e kryetarit të Bashkisë
Rovena Llalla (Çepani), Inspektore e Hetimit Tatimor-Sarandë, kunata e kryetarit të bashkisë.
Emiljano Hamzai, shofer i kryetarit të bashkisë, kunat i kryetarit të Bashkisë.
Ëngjëll Hamzai, përgjegjës i pastrimit në bashki, dajo i nuses së kryetarit të bashkisë.
Bajram Alidhima, ekspert në zyrën urbanistike, kushëri i kryetarit të Bashkisë.
Besar Kapllani, shef në zyrën juridike në bashki, krushk me kryetarin e Bashkisë.
Fatmir Pulaj, nëpunës taksash në Bashki, kushëriri kryetarit të Bashkisë.
Enkelejda Ballaci, punonjëse e zyrës së gjendjes civile, krushk me kryetarin e bashkisë.
Velo Maksuti, shef zjarrfikës, krushk me kryetarin e Bashkisë.
Nasir Isufaj, Përgjegjës rojë në spital, krushku i kryetarit të Bashkisë.
Mit’hat Isufaj, roje në shkollë, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë.
Mezan Nexhipi, përgatitës i patentave e targave, Drejtoria Rajonale Trasportit, nip i “Eskobarit”.
Klodian Llalla, shef në ujësjellës, vëllai i drejtorit të zyrës arsimore, krushqk me kryetarin e bashkisë.
Zihni Çapoku, economist në Ujësjellës, krushqi me kryetarin e bashkisë.
Shoqëria private e transportit të udhëtarëve Delvinë-Tiranë, djali vëllait të Eskobarit.
Shoqëria private e transportit të udhëtarëve Delvinë-Sarandë, djali vëllait të Eskobarit.
/AlpeNews.al


