• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË AUSTRI/ Kryebashkiaku i Vienës: “Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik” (FOTO)
Home
Ekskluzive

VIZITA NË AUSTRI/ Kryebashkiaku i Vienës: “Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik” (FOTO)

29 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Tirana dhe Viena do të rrisin marrëdhëniet mes tyre, për një bashkëpunim më të mirë në fusha si ekonomia, transporti apo aktivitetet kulturore e artistike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë “Shaping the Future”, i organizuar nën kujdesin e kancelarit Sebastian Kurz dhe kryetarit të Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig.

Në vizitën e tij, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig, me të cilin diskutoi mbi konkretizimin e një sërë projektesh bashkëpunimi. Ai falenderoi homologun e tij për mikpritjen dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy kryeqyteteve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që ato të shkojnë edhe më tej, për t’u përkthyer në projekte konkrete. “Jam shumë i lumtur sot që jemi në Vienë dhe për mikpritjen e mikut tonë, kryetarit të ri të Bashkisë së Vienës. Me këtë qytet kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu edhe një vit kulturor midis Tiranës edhe Vienës, të cilin duam ta përforcojmë.

Besoj se mund të bëjmë shumë bashkë. Viena është kryeqyteti i Austrisë, por është edhe kryeqyteti i Ballkanit. Shumë prej rrugëve tona, si ato ekonomike, si ato politike, kalojnë nga Viena, por unë besoj gjithmonë e më shumë se qytetet po zënë një rëndësi të veçantë ndaj do të vazhdojmë bashkëpunimin kur vjen puna te çështjet që kanë të bëjnë me urbanizimin e qyteteve dhe transportit publik”, tha kryebashkiaku Veliaj. Kryebashkiaku i Vienës, Michael Ludëig vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe siguroi se dy qytetet do të shtojnë bashkëpunimin e nisur për të çuar më tej projektet në fushën e ekonomisë, politikave vendore dhe ato të kulturës.

“Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vienën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vienë. Kjo tregon se kemi tashmë marrëdhënie mjaft të mira, të cilat duhet t’i çojmë përpara për të përballuar sfida të mëdha në rrugën europiane”, theksoi ai. Një nga fushat për të cilat dy kryebashkiakët biseduan ishte edhe ajo për të investuar më shumë te fëmijët, duke shtuar hapësirat kushtuar atyre.

Ata vlerësuan se vetëm duke i kushtuar rëndësi gjeneratës së re, mund të sigurohet një e ardhme më e mirë për qytetet tona. “Biseduam se si qytetet gjithmonë e më shumë po kthejnë vëmendjen tek fëmijët. Disa nga projektet tona për këndet e lodrave dhe për të krijuar hapësira publike ku edhe fëmijët edhe të rriturit mund të kalojnë kohë cilësore, janë disa nga planet tona të përbashkëta”, theksoi ai. Veliaj e ftoi kryebashkiakun Ludëig të vizitojë Tiranën në pranverë, ku dhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje për planet e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

“E kam ftuar kryetarin e ri të Bashkisë së Vienës që të vijë për vizitë në Tiranë dhe shpresoj shumë që brenda pranverës ai do të ketë një vizitë kthimi dhe do të nënshkruajmë sërish një marrëveshje të planeve tona për të ardhmen”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai i shprehu mirënjohjen për integrimin dhe trajtimin e komunitetit shqiptar që jeton në Vienë, si në jetën kulturore, artistike, sociale dhe politike, ndërsa theksoi edhe rolin dhe kontributin që japin qytetarët vjenez në Tiranë, si një urë lidhëse mes dy kryeqyteteve.

Ndërkaq, në fjalën e tij në Kongresin e Vienës, në prani të shumë politikanëve, biznesmenëve e personaliteteve të shquara nga e gjithë Europa, Veliaj foli mbi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit të mirëmenaxhuar, për të siguruar jo vetëm një konkurrencë më të drejtë dhe të ndershme, por edhe për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve.

Ai prezantoi disa nga hapat e marra nga Bashkia e Tiranës sa i përket digjitalizimit të marrjes së një sërë shërbimesh që ofrohen sot nga kjo bashki, siç është rasti i e-kioskës, aplikacioni “Tirana Ime, ku theksoi lehtësirat që sjell ky proces, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionin, për të menaxhuar më mirë problematikat që lindin nga puna e përditshme.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Zaimina festë madhështore për ditëlindjen e parë të Khloes
Previous article BËRI "SHERR" ME PRONARIN ITALIAN/ Shqiptari akuzohet se mori hak duke i vrarë nënën (EMRI)

F.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’ Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja Aktualitet

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT