• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI I “Transparency”/ Shqipëria bie me dy pikë, bojkoti i opozitës ka bllokuar reformat
Home
Sociale

RAPORTI I “Transparency”/ Shqipëria bie me dy pikë, bojkoti i opozitës ka bllokuar reformat

29 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Pas pesë vitesh përmirësimi të vazhdueshëm, Shqipëria ka rënë për herë të parë me dy pikë në vlerësimin e “Trasparency International” për vitin 2018.

Raporti thekson se bojkoti i gjatë i Parlamentit dhe komisioneve parlamentare nga ana e opozitës ka vonuar zbatimin e reformave, duke lënë Shqipërinë në vendnumëro.

“Lufta politike ka bllokuar disa reforma anti-korrupsion që do të ndihmonin vendin të ecte përpara. Me vetingun në zbatim dhe një kuadër ligjor pothuajse të përfunduar për reformën në drejtësi, mbetet për të parë nëse Shqipëria do të përmirësojë vlerësimin e saj në të ardhmen”, shkruhet në raport.

Qartësisht, “Transparency International” thekson se reformat e nisura janë duke afruar vendin me Bashkimin Europian, por në mënyrë që ky progres të jetë i shpejtë nevojitet një konsensus politik, për të mos mbajtur peng të luftës politike reformat e domosdoshme.

Me 36 pikë, Shqipëria pozicionohet në të njëjtin rang me vendet e rajonit, si Kosova, Bosnja, Maqedonia apo Serbia. Në këtë renditje, Mali i Zi është i vetmi vend që shfaqet lehtësisht më mirë.

Raporti i “Transparency International” është një prej vlerësimeve më autoritarë në botë, përsa i përket nivelit të përceptimit të korrupsionit.

Ndër vite, ky raport është bërë një objekt i nxehtë debati në politikën shqiptare. Qeveria e mëparshme e Kryeministrit Berisha, në mënyrë të hapur ka diskretituar raportet e “Transparency”, duke e vlerësuar në mënyrë të përsëritur si një organizatë të pabesueshme e cila harton raportet mbi interesa të posaçëm politikë.

Mbetet për të parë nëse opozita do të reagojë këtë herë, mbi raportin e publikuar sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI "SINGLE"? Në Romë mund të marrësh me qira një "të dashur Instagrami”
Previous article VIDEO QESHARAKE/ Flori Mumajesi bllokon në tualet këngëtarin e njohur shqiptar

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT