Dikur ishin emigrantë që shkuan në vende më të mira për bukën e gojës pasi ishin të varfër. Kur vala e emigracionit u shtua at a u kthyen në në një makinë parash. Emigrantë e saj kohe dhe tashmë të kther në makthin e shtetit anglez janë shqiptar të rrezikshëm. Ku shumë herë mediat londineze dhe jo vetëm I kanë cilësuar si “Zotët e drogës”, Ata janë kthyer dhe në baronë të drogës duke qarkulluar sasi të mëdha kokaine apo heroine ose duke tranportuar emigrantë drejt anglisë.
Policia britanike lutet që që kokat shqiptar të drogës si: Alket Dauti 31-vjeçarin e ekstraduar të premten në Belgjikë, ku do të vuajë dënimin me 10 vjet burg, të marrë në mungesë në Dhjetor.
Banda e Dautit, përdorte kamionistë të korruptuar për të trafikuar meshkuj, femra e fëmijë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndonjëherë duke përdorur kamionë frigoriferikë.
25-vjeçari shqiptar Esmerald Çuni, u dënua për përdorim të dokumenteve false greke të identitetit, nga Gjykata e Hull në Nëntor. Ai u gjet me drogë me vete, ndërsa shenjat e gishtërinjve treguan identitetin e tij të vërtetë. Çuni u gjet ilegalisht në Britani në 2015-n dhe u deportua, por u rikthye sërish. Këtë herë ai u kap me dokumente false dhe u fut në burg.
Një trafikant droge shqiptar u deportua tre herë, por arriti të kthehej sërish në Britani për të katërtën herë, kur u gjet me 1 kilogramë kokainë, me vlerë 26 mijë paund dhe me 14 mijë paund kesh në shtëpinë e tij në Weedon, Northamptonshire.
42-vjeçari Baksim Bushati u deportua 3 herë mes 2005-s dhe 2013-s, por vijoi të rikthehej. Ai u dënua me 7 vjet burg për drogën e gjetur në 2014-n dhe do të deportohet sërish në Shqipëri.
Çlirim Malecaj, 32-vjeç, u dënua me 6 vjet burg në 2015-n, për rolin e tij në një bandë prej 20 shqiptarësh që përmbytën Manchesterin me kokainë. Në gjykatë u zbulua se ai kishte qenë edhe më herët i dënuar për një akuzë të ngjashme, ishte deportuar, por ishte rikthyer dhe kishte ushtruar sërish të njëjtin ‘profesion’.
Luis Gjergji, 34-vjeç, u arrestua nga NCA në Dunstable, Bedfordshire me 2 kilogramë kokainë dhe 42.200 paund në makinë. Teksa doli para gjykatës së Luton u zbulua se kjo ishte hera e dytë nën akuzë dhe në 2012-n ishte dënuar me 6 vjet burg për tentativën për të futur heroinë me vlerë 190 mijë paund nëpërmjet Dover-it. Ai u deportua, por u rikthye. Në Nëntor të 2014-s, ai u burgos për herë të dytë, për 13 vjet.
Dorian Puka, 24-vjeç, u kikthye në Britani pa mbushur ende vitin nga dëbimi. Vitin e shkuar ai u dënua nga gjykata e Kingston me 3 vjet e gjysmë burg për vjedhje.
Vehbi Shira u deportua fillimisht në Shqipëri në moshën 15-vjeçare, pasi u gjet duke punuar në një lavazh në Croydon, në 2015-n. Ai u deportua dy herë në 2016-n, por arriti të rikthehej dhe u kap me disa kilogramë kokainë dhe letra identifikimi portugeze false në Shtator të 2017-s. Këtë herë Shira u dënua me 3 vjet e 10 muaj burg dhe u deportua Korrikun e vitit të shkuar.
Edhe deputetët britanik e kanë paraqitur si problem emigrantë shqiptarë duke I cilësuar si njerë të ardhur nga një një fshat ku rriten dhitë të shëndërruar në baronët e drogës në Londër.
/AlpeNews.al







