Grupet kriminale, ashtu si dhe në filma kanë gjithnjë një figurë femërore që herë kthehet në eprore dhe herë të tjera mbetet mbikëqyrëse.
Edhe femrat shqiptare në botë nuk kanë shpëtuar pa u bërë pjesë e këtyre strukturave kriminale ndonëse në fund e kanë pësuar.
Disa kanë zgjedhur madje, të tregtojnë vetë kokainë në marketin e shtëpisë, e të tjera kanë zgjedhur të krijojnë lidhjet me Ndranghetan.
Një megaoperacion i antimafias italiane ka çuar sot në ekzekutimin e urdhër arrestimeve ndaj 25 personave me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës për llogari të klanit mafioz të Ndranghetas Mancusi di Limbadi.
Mes të arrestuarve është dhe një femër shqiptare Elisabeta Kotja 40 vjeç, e kosideruar një trafikante droge e nivelit të lartë.
Në raportin e Antimafias italiane thuhet se shqiptarja Elisabeta Kotja lindur në Shqipëri më 19.09.1979 konsiderohet si një ndërmjetëse e nivelit të lartë me eksponentët e kartelave të drogës në Amerikën Latine.
***
“Korrierja” që do të trafikonte lëndën narkotike në Gjermani
Kjo është femra shqiptare që akuzohet si e përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Ajo quhet Pranvera Ebeling, e cila dyshohet si korriere e trafikut të lëndës narkotike.
Prej muajsh autoritetet gjermane po ndiqnin lëvizjet e saj dhe të Ilir Hysenit, të cilët dyshoheshin si anëtarë të një rrjeti të fuqishëm të lëndëve narkotike.
Trafikonte sasi të mëdha kokaine në Angli dhe mbante dy emra
Një shqiptare është dënuar me 7 vite burg në Britani, pasi akuzohet se është pjesë e një bande të trafikut me shumicë të kokainës. Shqiptarja Marsela Kreka, e njohur edhe si Maria Danciu (identitet rumun), është 28-vjeç.
40 vjeçarja që drejtonte marketin e drogës
Adelina Lisi 40 vjeç dhe djali i saj 23-vjeçar Hasan Lisi, u kapen duke shitur doza kokaine, marijuane dhe hashashi.
Në biznesin e tyre (një market) ata kishin përfshirë edhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu 28 vjeç, i cili gjithashtu u arrestua.
Shqiptarja në Greqi, “mbikëqyrëse” e grupit kriminal
Policia greke publikoi fotot e tetë personave të arrestuar si pjesë një grupi kriminal që kryente vjedhjen e motoçikletave, ku midis anëtarëve është edhe një vajzë shqiptare, e quajtur Marilena Kocaj, 21 vjeçe.
Gjatë hetimeve u zbulua edhe struktura e brendshme e grupit kriminal dhe rolet individuale të secilit anëtar.
Shqiptarja kishte një rol mbështetës gjatë vjedhjes duke mbikëqyrur lokalet.
Përgatiti: AlpeNews.al







