• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MIRËMENAXHIMI I PYJEVE”/ Klosi: Duam aleancë me studentët dhe inxhinierët
Home
Sociale

“MIRËMENAXHIMI I PYJEVE”/ Klosi: Duam aleancë me studentët dhe inxhinierët

28 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Fushata #krijoO2tënd, që vjen në zbatim të dokumentit politik të qeverisë për pyjet dhe që në fokus vendos dijen, ekspertizën profesionale të inxhinierëve me eksperiencë të pyjeve dhe të inxhinierëve të rinj, që do të diplomohen në universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kjo është arsyeja, pse ministri Klosi zgjodhi studentët e këtij universiteti për një bashkëbisedim të hapur, të cilëve u kërkoi që të përfshijnë mjedisin në diplomat e tyre, duke i premtuar gjithashtu që agjencitë e zonave të mbrojtura do të jenë në dispozicion për praktikat e tyre mësimore.

“Dhe ja ku është një thirrje e hapur për të gjithë ju studentët që doni që një pjesë të praktikave mësimore t’i bëni pranë agjencisë së zonave të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë, në të 61 bashkitë , do të hapet një thirrje publike për studentët , për të qenë pjesë e punës kërkimore shkencore për të kuptuar se përse ne themi që zona e malit të dajtit është zonë e mbrojtur. Cila është harta reale, ajo ëthë akoma e viteve 68- 70, por ama ka zona të cilat duhet të dalin nga zonat e mbrojtura”, u shpreh ministri Klosi.

Ministri Klosi tha se qeveria parashikon një paketë konkrete për zonat e mbrojtura, me një buxhet të dedikuar, që për herë të parë do të vijë me skeda reale, me një analizë të detajuar për të kuptuar se pse është zonë e mbrojtur ose pse duhet të hiqet nga kjo listë. #krijoO2tënd është kryefjala e fushatës më të re të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë sezon të ri mbjelljesh. #krijoO2tënd për një mjedis më të pastër, për të mbrojtur mjedisin, zonat e mbrojtura dhe për një “Shqipëri të Gjelbër”.

Për të cilën, ministri Klosi tha gjithashtu se ministria që ai drejton ka hartuar një plan të detajuar masash dhe aktivitetesh për ti dhënë mundësinë të gjithë atyre që e duan natyrën dhe mjedisin, të mbjellin pemë, qoftë edhe 1 fidanë, dhe të marrin pjesë në bisedat konstruktive që do të bëhen për pemët, pyjet në 100 ditët e ardhshme aktivizim social.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMBASADORJA E ARSENALIT/ Ish e dashura e Bellerinit, e quan gorillë por i kërkon falje... (FOTO)
Previous article "JAM SHUMË I LUMTUR"/ Rikthehet ish-mbrojtësi: Nuk mund ta refuzoja Interin, ata janë një...

k.autor

Postime të ngjashme

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI) Aktualitet

KËRKOHEJ NGA ITALIA/ Kapet në Vaun e Dejës 71-vjeçari, për çfarë akuzohet (EMRI)

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHEN 10 PERSONA/ Trafikuan mbi 500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë, goditet rrjeti kriminal me fitime 750 mijë euro

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë Aktualitet

E RËNDË/ Po kryente punime në nënstacionin elektrik, e zë korrenti dhe ndërron jetë 50-vjeçari në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT