Dekani i Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha ka menduar ti jepet një zgjidhje ngërçit të krijuar nga një grup i vogël studentësh të cilët kanë bllokuar hyrjen në auditorë teksa pjesa dërrmuese e studentëve duan që të rifillojë normalisht procesi mësimor.
I gjendur përballë kësaj situate z. Hoxha i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të gjenden ambiente të reja për studentët që duan mësim, të cilët janë të shumtë në numër.
Dekani, Hoxha është shprehur gjithashtu se ato të cilët kanë bllokuar hyrjen e auditorëve nuk janë vetëm studentë të fakultetit të drejtësisë, mes tyre ka edhe persona të cilët nuk janë fare studentë.


