Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën 4 ditë më parë sot duket se ka ardhur në një3 zbardhje të plotë.
Lidhja jashtëmartesorë e një 20 vjeçareje do I kushtonte jetën Arben Gjecit, 34 vjeç.
E reja, edhe pse tani nuk ka më asgjë për të humbur gënjeu në dëshminë e parë kur tha se nuk e njihte por ai e ngacmonte.
Fare shpejt u dorëzuar dhe pranoi se në fakt, lidhja e saj me viktimën kishte kohë dhe se e bëntë me dëshirë.
Dëshmia e parë:
Fillimisht 21-vjeçarja Elida Cani nuk ka pranuar në polici se kishte një lidhje me Arben Gjeci., pra viktimën.
Në dëshminë e parë që ka dhënë në polici Elida Cani ka konfirmuar se 34-vjeçari e ngacmonte shpesh por ajo nuk kishte lidhje jashtëmartesore. “Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të”.
Mirëpo, pendimi ka ardhur menjëherë kur në dëshminë e dytë 20 vjeçarja i pranon të gjitha madje shprehet edhe se përparja ngjarjes së rëndë ajo kishte bërë seks me Gjecin.
Dëshmia e dytë:
“Nuk e pranova që kisha lidhje me Arben Gjecin në fillim pasi isha e frikësuar. Tani nuk kam çfarë fsheh më. Kam patur një lidhje të fshehtë me Arbenin që ka filluar disa muaj më parë.
Ai me ngacmonte, fillimisht unë e refuzova, por më pas nisëm të komunikonim në telefon derisa u lidhëm. Jemi takuar shpesh në një dhomë pranë shtëpisë së vjehrrit. Ai aty vinte dhe më pas ikte. E kishim lënë për t’u takuar edhe ditën e enjte. Fillimisht i thashë Arbenit e lëmë për ditë tjetër, por ai tha ‘jo, sot’. Vjehrri dhe vjehrra ishin në shtëpi, por dhoma që kemi shtuar është e veçuar. Aty e takova.
Burri ishte në lokal, kishte më shumë 1 orë që kishte dalë. Atë ditë kisha frikë se mos më vinte burri, por Arbeni më tha që e pa duke pirë në lokal. Kryem marrëdhënie seksuale dhe kur po iknim, erdhi vëllai im Esati. Ai e qëlloi Arbenin me 1 levë hekuri disa herë.”
/AlpeNews.al



