• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRHYRJA RUSE NË ZGJEDHJE/ Miku i Trump: Do të dëshmoj me ndershmëri
Home
Nderkombetare

NDËRHYRJA RUSE NË ZGJEDHJE/ Miku i Trump: Do të dëshmoj me ndershmëri

28 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Roger Stone, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të dielën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan. Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Week të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai do ta “përcaktojë pasi avokatët e tij të kenë bërë disa diskutime”. Ai shtoi: “Nëse është kryer ndonjë gabim nga njerëz të tjerë në fushatë, gjë për të cilën unë nuk di, por nëse ka, me siguri do të dëshmoj me ndershmëri”.

66-vjeçari Roger Stone, i arrestuar gjatë një bastisje të FBI-së para agimit të premten në shtëpinë e tij në Florida, ka mohuar të ketë bërë shkelje, duke thënë disa orë pas arrestimit të tij, “Unë do të shpallem i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, unë do t’i hedh poshtë ato në gjykatë. Besoj se ky është një hetim i motivuar politikisht”. Ndërsa u largua nga gjykata të premten pas vendosjes së një pagese prej 250,000 dollarë për të siguruar lirinë e tij në pritje të gjyqit, Stone tha: “Unë e kam bërë të qartë se nuk do të dëshmoj kundër presidentit, sepse do të duhej të jepja dëshmi të rreme kundër tij”.

Zoti Stone tha për kanalin ABC se nëse ai bashkëpunon me prokurorin Mueller, “gjithashtu do të dëshmoja me ndershmëri për çdo çështje tjetër, duke përfshirë çdo komunikim me presidentin. Është e vërtetë që kemi folur në telefon, por këto komunikime janë politike në natyrë, të pa rrezikshme dhe sigurisht që nuk ka asnjë bashkëpunim kriminal me Rusinë “. Stone tha se asnjëherë nuk ka diskutuar për bashkëpunim me Rusinë me presidentin Trump. “Gjithçka që bëra … është e mbrojtur nga e drejta kushtetuese e fjalës së lirë. Kjo është ajo që kam qënë i angazhuar – dhe ajo quhet politika,” tha Stone.

Zoti Stone është figura e gjashtë e rëndësishme në rrethin e ngushtë të presidentit Trump që akuzohet për vepra penale si rezultat i hetimit të prokurorit Muellerit. Pesë vetë – ish-kryetari i fushatës së zotit Trump Paul Manafort, ndihmësi i fushatës Rick Gates, këshilltari i politikës së jashtme George Papadopoulos, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn dhe ish avokati personal Michael Cohen – janë shpallur fajtorë ose janë dënuar për vepra të ndryshme. Papadopulos kreu një dënim të shkurtër me burg, ndërsa Cohen u dënua me tre vjet burg dhe do ta fillojë dënimin në fillim të marsit. Manafort, Gates dhe Flynn po presin dënimin përkatës. Pas arrestimit të zotit Stone, Trump kërkoi të distancohej nga ndihmësi i tij i dikurshëm, duke thënë në Twitter, “Roger Stone as që punonte për mua në periudhën e zgjedhjeve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTEROIDI "APOPHIS"/ Përplasja vdekjeprurëse me Tokën mund të ndodhë në vitin 2068
Previous article PAS DËMTIMIT/ Kampioni i Botës kritikon Neymar: Je shumë i brishtë

k.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT