Koçi nuk harron të falenderojë të gjithë ata që u angazhuan për rastin në fjalë, por që çdo ditë punojnë e përkujdesen për shpendët e rralla në habitatet në vendin tonë.
“Falenderojmë të gjithë ata që po na mbështesin, Katerinën dhe projektin Natural për mbështetjen financiare, specialistët Xherri dhe Joni të PPNEA dhe Eraldi i AOS për disponibilitetin e treguar”, shprehet ai teksa informon hap pas hapi për gjendjen e pelikanit.
Operacioni zgjati plot 40 minuta, dhe pas përfundimit me sukses, shpendi i rrallë u kthye pranë qendrës në Divjakë, ku do të qëndrojë për tre javë në survejim, deri në rikuperimin e tij të plotë.
Për fat të keq, këta speciet e rralla, si ato shtegëtare dhe ato të cilat rriten dhe zhvillohen në vend, janë të kërcënuar nga keqbërësit në vendin tonë, paradoksalisht edhe pse gjuetia e tyre ndalohet, ndërkohë që gjuetia e çdo lloji është e ndaluar me ligj.






