Një tjetër shqiptar u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë.
Bëhet fjalë për shqiptarin 33-vjeçar Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Sipas raportimeve të mediave greke, dyshohet se shqiptari ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës.
Megjithatë ngjarja mbetet e mbuluar nga misteri dhe e vërteta vështirë të zbardhet siç nuk ka ndodhur edhe në raste të tjera.
Kujtojmë se vetëm në javën e fundit në këtë burg kanë ndërruar jetë në rrethana të mistershme edhe dy shqiptarë të tjerë. Një prej tyre, një 31-vjeçar që do lirohej për pak ditë, por ndërroi jetë papritur ndërsa shoku i tij i dhomës akuzoi stafin e burgut se i kishin injektuar shiringa me helm.


