Prej ditësh tanimë, po qarkullon me shpejtësi lajmi për dy binjakët shqiptarqë, që I kanë bërë jetën “ferr” policisë e së fundmi edhe drejtësisë italiane për shkak të ngjashmërisë së tyre.
Ata kanë arritur madje, të marrin edhe reagimin e ministrit Salvini: “Si i bëhet”?
Jo rrallëherë binjakët shqiptarë kanë kaluar kufijtë me ngjashmëritë e tyre gati gati identike.
Kujtojmë këtu dy vajzat nga Kosova që konkuruan kundër njëra tjetrës dhe morën mjaft komente.
Ndonëse të treja rastet e mëposhtme, vijnë nga fusha të ndryshme ato takohen padyshim në një pikë, atë të ngjashmërisë së “çmendur”.
Dy binjakët në Itali
Eduard dhe Edmond Trushi, mbaheshin në qeli për vjedhjen e disa banesave.
Në fakt njëri prej tyre akuzohet, mirëpo gjykata italiane ka vendosur që t’i lejë të lirë të dy, pasi nuk përcakton dot se cili prej tyre është autori.
Kjo, për shkak të ADN-së. Gjykata tha se ADN-ja e tyre është pothuajse identike dhe nuk mundet të përcaktohet kush prej tyre është fajtor.
Binjaket shqiptare përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në të njëjtën garë bukurie
Miss Shqipëria, Arvanita Peci dhe Miss Kosova, Arjanita Peci, dy motra binjake,garuan kundër njëra-tjetrës në Miss Intercontinental, gara e bukurisë që do të mbahet më 26 janar në Manila, në Filipine.
Binjakët shqiptarë që çmenden Instagramin
Edhe pse nuk janë fytyra publike, ata kanë arritur të kenë mijëra fansa falë pamjes së tyre.
Dy shqiptarët binjakë Betim dhe Blerim Sylejmani, janë nga Kosova por tash e një kohë jetojnë në Gjermani.
Mjafton një fotografi e tyre për të marrë mijëra pëlqime e komente në Instagram.
Përgatiti: AlpeNews.al





