• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Historia e errët që fshihet pas fotos së famshme të Stalinit me vajzën sovjetike
Home
Dossier

DOSSIER/ Historia e errët që fshihet pas fotos së famshme të Stalinit me vajzën sovjetike

27 January, 2019 k.autor Dossier

Fotografia e famshme e Joseph Stalinit me një vajzë të vogël që e mbante në krahë, e portretizoi atë si një lider të dashur.

Mirëpo kjo fotografi nuk pati të njëjtin impakt për vogëlushen që shfaqet në të, Engelsina Markizova, prindërit e së cilët u vranë.

Në vitin 1934, Engelsina Markizova, një vajzë sovjetike 7-vjeçare, kaloi 15 minuta me udhëheqësin sovjetik, Joseph Stalin.

Takimi i vajzës me liderin

Ardan Markizov, babai i Engelsinës, ishte një komunist i devotshëm, i cili ia vuri emrin vajzën së tij pas Friedrich Engels-it  dhe djalin e tij, Vladlen, pas Vladimir Leninit.

Markizov ishte një zyrtar i suksesshëm sovjetik. Në vitin 1936, ai punoi si Komisar Popullor i Bujqësisë në Republikën Autonome Sovjetike-Socialiste të Buryat-Mongol-it në Siberi.

Ishte një nder i madh për Markizov që të udhëtonte në Moskë me një delegacion zyrtar të Buryat-Mongol-it, vetëm për të takuar Stalinin, por ishte vajza e tij ajo që e vodhi shfaqjen.

“Gjithashtu kam dashur të shkoj të shoh Stalinin dhe iu luta babait tim që të më marrte me vete, por ai kundërshtoi,” kujton disa dekada më vonë Engelsina, shkurt Gelya.

“Nuk je anëtare e delegacionit, që të lejojnë të hysh” , i thoshte babai.  Nëna, megjithatë e përkrahte.

Çuditërisht, doli se fëmijët u lejuan të vizitonin Kremlinin pa një leje të veçantë, kështu Markizov e mori Gelyën me vete. Në një moment, pasi u habit me fjalimet e pafundme të zyrtarëve mbi përparimin në fermat e tyre bujqësore, fëmija 7-vje­çar  vendosi të përqafonte udhëheqësin sovjetik.

“Kam marrë dy buqeta me lule dhe shkova në presidium, duke menduar që unë do t’i jap atij këto lule”, tha Markizova.

Megjithëse i habitur, Stalini dukej i lumtur, madje e mbajti Gelya-n në krahë dhe e vuri në tryezën e presidiumit.  Ajo i dha atij lule dhe, kur e përqafoi, gazetarët filluan të fotografonin.

Portreti ikonik

“A të pëlqejnë orat?”, e pyet Stalini vogëlushen. “Po” ishte përgjigja e vajzës, ndonëse ajo kurrë nuk kishte patur një të tillë.

Dhe udhëheqësi i dha Gelya-s një orë prej ari dhe familjes së saj një gramafon. Por ato nuk do të ishin dhurata e vetme që ajo do të merrte.

Anatoli Alay, drejtori i filmit të papërfunduar “Stalini dhe Gelya”, citon kryeredaktorin e gazetës Pravda, Lev Mekhlis: “Perëndia vetë na e dërgoi këtë vajzë të vogël nga Buryati. Do ta bëjmë ikonë të një fëmijërie të lumtur “. Dhe kështu ndodhi, pasi  fotografia Stalinit dhe të Gelya-s u botua në të gjitha gazetat dhe u quajt “Miku i fëmijëve”.

“Kur hyra në sallën e hotelit të nesërmen, dhoma ishte e mbushur me lodra dhe dhurata të tjera … dhe kur prindërit e mi dhe unë u kthyem në Ulan Ude, njerëzit më përshëndetën njëlloj sikurse më vonë do të përshëndesnin astronautët”, kujton Markizova.

Georgy Lavrov, një skulptor i famshëm, krijoi një monument për Stalinin dhe Gelya-n, i cili u bë shumë popullor. Gelya ishte kudo, por jo për shumë kohë.

Rënia

Një vit e gjysmë më vonë, në vitin 1937, gjithçka përfundoi: Ardan Markizov, i përkushtuari komunist i cili adhuronte Stalinin, u arrestua.

“Babai ishte i sigurtë se ishte një gabim dhe se ai do të kthehej”, kujton Gelya. Por kjo nuk ndodhi. Ai u dënua padrejtësisht për spiunazh për Japoninë dhe u qëllua në qershor të vitit 1938. Letrat e të bijës për Stalinin, ku ajo i lutej për mëshirë, nuk ndihmuan.

Udhëheqësi nuk u ndie kur jeta e Gelya-s po copëtohej. Autoritetet arrestuan edhe nënën e saj Dominika, dhe e dëbuan atë në Kazakistan, ku u zbulua në vitin 1938.

Markizova besonte se edhe nëna e saj ishte vrarë: kreu i shërbimit sekret vendës i dërgoi një letër Lavrenty Beria-s, shefit të policisë sekrete të Stalinit, ku shprehte shqetësimin se Dominika mund të përpiqet të nxjerrë veten të pastër duke përdorur “lidhjen” e Beria shkroi me një laps blu: ELIMINOJE” ,tha Gelyavajzës së saj me Stalinin. “Me këtë kërkesë, .

Sa i përket vetë Gelya-s, ajo u fshi nga raportet zyrtare. Një çështje e ndërlikuar – Stalini nuk mund të dilte në foto me “bijën e armikut të popullit”. Por gazetat ishin botuar tashmë dhe skulpurat ishin bërë, kështu që prej nga ai moment vajza nëpër foto u quajt Mamlakat Nakhangova. Gelya Markizova u fshi.

Një tjetër jetë

Jetimja nëntë vjeçare kishte mbërritur në Moskë, ku ka jetuar me hallën e saj, duke marrë dhe mbiemrin e saj – Dorbeyeva. Për fat të mirë, autoritetet vendosën kundër eliminimit të saj.

Ajo u martua dy herë dhe punoi si orientaliste e specializuar në Kamboxhia. Në vitin 2004, vetëm disa javë pasi Anatoli Alay filloi të drejtonte një film rreth saj, Engelsina vdiq. Ajo ishte 75 vjeçe.

“Vetëm pasi njerëzit filluan të kthehen nga kampet e punës dhe të vërtetat u zbulua për epokën e Stalinit, e kuptova çfarë ishte ai”, tha ajo duke kujtuar se pavarësisht të gjithave ajo ka qarë e ka bërtitur ditën e vdekjes së Stalinit, ashtu sikurse edhe shumë sovjetikë të tjerë. Kaq shumë karizmatik kishte qenë “miku më i mirë i fëmijëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA PROCESE...."/ Bashkurti: Njohja nga Serbia nuk e anëtarëson Kosovën në OKB
Previous article "VENDIME TË RËNDËSISHME"/ Thaçi deklaron se dialogu përshpejton...

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT