Brezovica e gdhendi emrin e Arian Dacit me këtë koregrafi fantastike në nder të tij.
Në foto shihen një numër i studentëve, të cilët e kanë krijuar emrin Arian, ndërsa është bërë e ditur se sot nuk kanë mbajtur mësim për shkak të vdekjes së Dacit.
Mbrëmjen e së shtunës, zv/ministri i Diasporës në Kosovë humbi jetën tragjikisht nga rënia e një orteku dëbore.
Ai u përcoll sot në banesën e fundit me nderime të shumta.
I ndjeri është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.
Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci.


