• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KORIDHALOSI” OSE “VRIMA E FERRIT”/ Burgu “FAMËKEQ” grek që po “HA” kokat e shqiptarëve. Detaje
Home
Ekskluzive

“KORIDHALOSI” OSE “VRIMA E FERRIT”/ Burgu “FAMËKEQ” grek që po “HA” kokat e shqiptarëve. Detaje

28 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ky që shihni mëposhtë është burgu “famëkeq” i Koridhalosit. Thënë kjo pasi shqiptarët e burgosur në këto qeli, kanë vuajtur, janë masakruar e deri vrarë, motivet e disa prej të cilave kanë mbetur ende enigmë.

Shqiptari i tretë brenda pak javësh, u gjend sot i vdekur në qeli.

Disa detaje rreth burgut së Koridhalosit:

Burgu grek i “Koridhalosit”, jo larg Athinës, është famëkeq në gjithë Komunitetin Europian. Burgu vuan nga mbipopullimi, nga rrënimi i ambienteve për shkak të mungesës së investimeve prej vitesh. Ai dallohet për nyjet hidrosanotare, dushet, ambientet e spitalit të burgut e deri te frigoriferët dhe depot e ushqimeve në kuzhinën e burgut në gjendje të mjerueshme. Vetëm kamerat, xhamat antiplumb, pengesat me tela me gjemba dhe rrjetat me tel titani janë aksesorët modernë të këtij burgu.

Spitali i burgut i ndërtuar me një kapacitet prej 60 shtretërish strehon 200 të burgosur, që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ndër të sëmurët e “shtruar” në këtë spital të ngjashëm me “spitalet” e kampeve të përqëndrimit të kohës së Hitlerit, ka pacientë me sëmundje ngjitëse si tuberkolozi, zverthi ( Botkin) apo edhe AIDS-i.

Gjendja në burgun në fjalë, të quajtur “vrima e ferrit” nga mediat greke, është shpërthyese.

Çfarë ka ndodhur me shqiptarët e burgosur ndër vite:

Sot, një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në dielën në burgun e Korydallos.

Mediat greke raportojnë se nga hetimet paraprake dyshohet se i burgosuri shqiptar ka humbur jetën nga droga, megjithatë shkaqet e vërteta të vdekjes pritet të zbulohen pas ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të pajetë nga mjekët.

Albert Bako

Në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival (Lexo këtu), të cilët gjithashtu ishin shqiptarë, ndësa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek (Lexo këtu). Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë.

Gëzim Shehaj

Gëzim Shekaj, 33 vjeç nga Vlora është gjetur i varur brenda qelisë së tij në burg, pasi kishte dalë nga spitali i burgut. Shoku i tij denoncoi se mjeket grekë i kishin injektuar 4 gjilpëra.

Shqiptari gjendet i vrarë, fshihet ngjarja

Gazetari Shpëtim Zinxhiria më datë 8 gusht të 2018 është vrarë në burgun e Koridalos një i ri shqiptarë i cili vuante dënimin.

Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet F.I., 31-vjeç nga Vlora i cili mësohet të jetë vrarë pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.

Alket Rizai

Kujtojmë se “tmerri” i policisë greke, Alket Rizai në seritë e tij të arratisjeve, njëra ka qënë nga burgu i Koridhalosit, më saktë në seksionin 3.

Siç e bënte gjithmonë, në varësi të skemave te tij edhe këtë herë Rizai shfrytëzoi kohën e daljes disa minutëshe nga qelitë.

Shembullin e tij e ndoqën edhe dy shqiptarët, Elvis Pepa dhe Leonard Pepa që u arratisën nga burgu e çuan policinë greke në këmbë.

Por ka zgjatur vetëm pak ditë arratia pasi të dy u arrestuan dhe u rikthyen në qeli.

Nuk dihet nëse burgu “Koridhalos” është i mallkuar për shqiptarët, por e sigurt është që ngjarje të tilla fatkeqësisht do të vijojnë për aq kohë sa standardet e tij do të jenë të tilla.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES NDAJ ESPANYOL/ Solari: Sot e mora vesh kuptimin e emrit të tij
Previous article PAS FITORES NDAJ LAZIOS/ Chiellini: Ky ishte skuadra më i keq i sezonit, do të shihni...

F.autor

Postime të ngjashme

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT