• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLOT AVENTURA”/ Koha kur Berluskoni ende nuk kishte 10 miliardë dollarë  (FOTO)
Home
Dossier

“PLOT AVENTURA”/ Koha kur Berluskoni ende nuk kishte 10 miliardë dollarë (FOTO)

27 January, 2019 k.autor Dossier

Silvio Berluskoni lindi 29 shtator 1936 në Milano është drejtues i kompanisë MediaSet politikan i njohur italian dhe ish kryeministër i Italisë.

Pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike Fininvest e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali. Duke iu falënderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali. Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.

Në tetor të vitit 1993 ai filloi lëvizjen politike të qendrës së djathtë “Forza Italia”, përforcuar në janar vitin e ardhshëm, në vitin 2008 ajo u bashkua me “Popolo della Libertà” dhe pastaj u ri-themelua në vitin 2013.

Ka qene disa herë kryeministër i Italisë. Sipas Forbes pasuria e Silvio Berluskonit vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.

Por si ishte rinia e tij:

Në 29 shtator të vitit 1936 lind në Milano Silvio Berlusconi. Fëmijërinë e kalon fillimisht në Saronno, qytetin e lindjes së të atit, Luigi, dhe pastaj në Lomazzo.

Nga viti 1942 deri në 1945, Silvio Berlusconi ka jetuar në shtëpinë e prindërve në Saronno. I ati ishte refugjat në Zvicër, e ëma punonte në Milano si sekretare pranë Pirelli, ku çdo ditë i duhej të shkonte atje me tren.

Në vitin 1945, mbaron lufta, familja më në fund bashkohet dhe kthehet përfundimisht në Milano. Në këtë foto shohim Luigi Berlusconi (1908-1989), “babain e rreptë, por të dashur”; mamanë Rosa Bossi (1911-2008) si edhe Maria Antonietta (1943-2009), 7 vite më e re se Silvio, e cila u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë në moshën 65-vjeçare.

Silvio Berlusconi gjimnazist në Salesiani. Një shkollë e fortë, siç kujton presidenti, por që i ka mësuar karakterin e të qenit NJERI. Pas pjekurisë klasike, Silvio regjistrohet në Statale di Milano, Fakultetin e Drejtësisë: diplomohet shkëlqyeshëm me një tezë mbi publicitetin me 110 pikë.

Në Salesiani njihen me njeriun që do të jetë miku i tij për gjithë jetën: Fedele Confalonieri. Të dy ndajnë disa vera bashkë, nisur me anijet detare Kosta dhe Grandi Viaggi, me kuartetin e tyre muzikor “katër mjekët”.

“Niseshim me anije në verë për të sjellë disa të ardhura në shtëpi, – ka rrëfyer vetë Berluskoni. – Në mëngjes bëja lojëra mbi urë, ndërsa pasditeve bëja udhërrëfyesin turistik në një qytet që nuk e njihja apo vizituar kurrë më parë në jetën time; në mbrëmje, para se të këndoja me orkestrën e xhazit, pastaj natën, si solist dhe luaja në kitarë”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIM DRAMATIK/ “Lumë” golash në ndeshjen Atalanta – Roma (VIDEO)
Previous article "SHQIPTARËT QË SHPËTUAN HEBREJTË"/ Historit e dy familjeve dhe sakrificat

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë: Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la...

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e panjohura të gjeneralit amerikan në fillimet e shekullit të kaluar: Edhe pse një vend i harruar, Shqipëria ka një tokë, ku natyra dhe arti janë bashkuar për të prodhuar...

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT