• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA QË TRONDITI VLORËN/ Maskat bëjnë SHKRUMB e hi TRI automjete, pronari: S’kam konflikte (FOTO)
Home
Breaking News

NGJARJA QË TRONDITI VLORËN/ Maskat bëjnë SHKRUMB e hi TRI automjete, pronari: S’kam konflikte (FOTO)

27 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tri automjete janë djegur në orët e para të së shtunës në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ujit të ftohtë”.

Automjetet e djegura janë një “Smart”, një “Audi A3” me targa AA 060 HB dhe një “Land Rover” me targa italiane DX 887 YP. Nga informacionet e Policisë dyshohet se automjetet janë djegur me lëndë djegëse (benzinë), ndërsa mësohet se automjetet kanë shpërthyer rreth orës 01:58. Mësohet se automjetet “Smart” dhe “Audi” janë në pronësi të E.H., 26 vjeç, ndërsa automjeti tip “Land Rover” me targa italiane, e hallës së tij, kjo e fundit e martuar me një shtetas italian.

 

Nga Policia e Vlorës konfirmohet se ata kanë në bashkëpronësi një lokal pranë Gjykatës së Vlorës. Sipas Policisë mësohet se fillimisht ka marrë flakë automjeti tip “Smart” dhe më pas “Audi”, të dyja këto automjete të parkuara pranë njëri-tjetrit, ndërsa më pas ka marrë flakë edhe automjeti tjetër tip “Land Rover”.

 

Nga Policia është duke u hetuar për shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin ku edhe ka ndodhur djegia e automjeteve, shtetasi E.H ka edhe banesën e tij, në një pallat në zonën e “Ujit të ftohtë”. Pikërisht aty automjetet ishin të parkuara, ndërsa flakët janë evidentuar nga vetë të dëmtuarit, por edhe banorë,që kanë lajmëruar menjëherë Policinë dhe forcat zjarrfikëse. Këto të fundit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa “Smart”- i është djegur plotësisht.

Dy automjetet e tjera kanë dalë jashtë përdorimit, pasi janë djegur totalisht në pjesën e motorit, por dëmtime kanë pësuar dhe në pjesë të tjera. Nga këqyrja e kamerave tësigurisë, burime pranë Policisë tregojnë se kanë qenë tre persona të maskuar me kapuça, ata të cilët dyshohet të kenë kryer këtë akt, duke i spërkatur automjetet me lëndë djegëse (benzinë) dhe më pas i kanë vënë flakën.

Ndërsa pronari i makinave, gjatë marrjes në pyetje, ka deklaruar se nuk ka konflikte të hapura. 26-vjeçari punon në lokalin e tij në afërsi të Gjykatës dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme. Hetimet e Policisë konfirmohet se janë përqendruar kryesisht në biznesin e tij, pasi një nga shkaqet dyshohet të jetë konkurrenca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Shmangni këto sjellje të përditshme që çojnë një marrëdhënie drejt fundit
Previous article "DO E REHATOJ UNË..."/ Ja cilët do zgjidhnin si partnerë Mihrije Braha dhe Naim Abazi nëse nuk do ishin martuar

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari Aktualitet

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari

PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT