• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TY TË MBAJ MEND SHUMË MIRË”/ Kush është ALKET DAUTI, “kapoja” i trafikantëve në Londër. Kërkohet që… (FOTO+VIDEO)
Home
Ekskluzive

“TY TË MBAJ MEND SHUMË MIRË”/ Kush është ALKET DAUTI, “kapoja” i trafikantëve në Londër. Kërkohet që… (FOTO+VIDEO)

27 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Kreu i një rrjeti të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është ekstraduar drejt Belgjikës për të shlyer dënimin me 10 vite burg dhe 720 mijë euro gjobë. Shqiptari Alket Dauti u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës në qershor të vitit 2018.

Po kush është Alket Dauti njeriu njeriu qb ngriti në këmbë policinë e Londrës për shkak të veprimatarisë së tij kriminale:

Policia e Londrës në qershor të 2018  ka shkatërruar një bandë, e cila dyshohet se ka trafikuar me qindra emigrantë në Britani, të fshehur në kamionë frigoriferikë.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe kreu i kësaj bande shqiptare. Ai ishte Alket Dauti dhe u arrestua në një aksion të zhvilluar në një apartament në Penge, në jug të Londrës. Operacioni, sipas mediave britanike, ishte pjesë e një hetimi të gjerë mes disa vendeve të Europës.

31-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij. Teksa oficerët e shoqëruan jashtë banesës me pranga në duar, ai iu drejtua një prej oficerëve të infiltruar të Agjencisë Kombëtare të Krimit, i cili e mbajti atë nën përgjim deri në momentin që u arrestua, me fjalët: “Ty të mbaj mend shumë mirë”.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të vegjël mbetën të shtangur kur oficerët e morën nga apartamenti i familjes.

 

Ndërsa teksa po hipte në makinën e policisë Dauti iu drejtua gazetarëve të britanikes “Standard” me fjalët: “Shkruani mirë për mua, kapët fotografi të mira?”

10 pjesëtarë të tjerë të kësaj bande ishin arrestuar më parë, në operacione të zhvilluara në Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh për të marrë emigrantët në Belgjikë, të cilët i fusnin në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të ndryshme.

Sipas “Standard”, ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e qindra emigrantëve në Britani. I dyshuari u arrestua, pasi për të ishte lëshuar një urdhër arrest nga Policia Federale Belge, e cila po drejton hetimet.

Një oficer belg, i cili ishte pjesë e aksionit të kësaj të mërkure tha: “Ka kaq shumë para në trafikun e njerëzve sa dikush tjetër do të jetë në radhë për të zënë vendin e tij. Do ta marrin përsipër këtë rrezik ndonëse e dinë që mund të arrestohen. Viktimat nuk dhunohen apo trajtohen keq, por rreziku i futjes së grave dhe fëmijëve në kamionë frigoriferikë është shumë i madh. Një moment mund të mbeten pa ajër”.

Banda dyshohet se trafikonte shqiptarë, të cilit paguanin shifra të mëdha parash për të qëndruar në hotele në Belgjikë, përpara se të vinin në Britani

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS HEZITONI! Këto janë 6 ngjyrat e flokëve që duhet të provoni në pranverë (FOTO)
Previous article KREU I "FSHZH" FESTON DITËLINDJEN/ Urimi publik i gruas me tekstin e Flor Mumajesit: Me fjalë të vogla t'kam dash... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT