• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËRCËNIME TË VAZHDUESHME NGA…”/Tranzicioni i FSK-së sfidohet nga mungesa e pjesëtarëve serbë
Home
Rajon

“KËRCËNIME TË VAZHDUESHME NGA…”/Tranzicioni i FSK-së sfidohet nga mungesa e pjesëtarëve serbë

26 January, 2019 k.autor Rajon

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, kryesisht ata serbë, por edhe boshnjakë, vazhdojnë të kenë presione nga autoritetet e Serbisë për shkak të përfshirjes së tyre në këtë forcë.

Sikur edhe në vitin e kaluar edhe sivjet, janë shënuar raste, në të cilat pjesëtarët e FSK-së, që kanë kaluar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga organet serbe.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thanë se ky presion është duke vazhduar, duke i cilësuar si të papranueshme sjelljet e tilla të autoriteteve serbe.

Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se Serbia po vazhdon të bëjë presion mbi pjesëtarët e komuniteteve pakicë që janë pjesë e FSK-së dhe nuk po lejon, sidomos qytetarët serbë, të përcaktohen për punën dhe jetën e tyre.

“Fatkeqësisht, duhet ta pranojnë se qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar fare karshi pjesëtarëve të FSK-së. Është qëndrimi i njëjtë. Ajo, sa herë i vjen në shteg, i merr në pyetje pjesëtarët e FSK-së dhe u bën presion atyre për shkak të pranisë dhe aktivitetit të tyre në FSK”, tha Shala.

Javën e kaluar, dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinë, ku ishin marrë në pyetje, përkatësisht ishin ndaluar për një bisedë informative.

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia për pjesëtarët e komuniteteve serbe e të tjera, janë të dëmshme dhe shumë neveritëse.

“Kjo është për keqardhje. Unë nuk gjej ndonjë fjalë të them, po ky është një racizëm, një politikë e cila është vazhdimësi e politikës së vjetër ‘millosheviqiane’. Kjo është për keqardhje jo vetëm për Kosovën, por në përgjithësi për kohën moderne ku po jetojmë”, theksoi Kastrati.

Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serbë që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sipas autoriteteve në Prishtinë, kanë braktisur radhët e kësaj Force pas trysnive të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.

Përfaqësuesit më të lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se nuk do të donin që t’i shihnin pjesëtarët e komunitetit serb si pjesë të FSK-së, sidomos tani, kur kjo forcë po kalon në fazën e tranzicionit në Ushtri të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË GJITHË PËR ITALI" Komuna ofron 9000 euro për ata që...
Previous article BËN XHIRON E BOTËS/ Alvaro Vazkez shënoi një gol spektakolar "alla Ibrahimovic" (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT