• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA PO BËHET “REPUBLIKË E GJELBËR”/ Rastet kur opinioni BLLOKOI projektet që shkatërruan mjedisin (FOTO)
Home
Ekskluzive

SHQIPËRIA PO BËHET “REPUBLIKË E GJELBËR”/ Rastet kur opinioni BLLOKOI projektet që shkatërruan mjedisin (FOTO)

26 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Gjatë çerek shekullit të kaluar një nga problemet më të mëdha që ka pasur Shqipëria ka qënë mungesa e kontrollit mbi territorin.

E gjitha kjo çoi në mbi 250 mijë ndërtime pa leje e pa kriter, disa prej të cilave ende nuk janë legalizuar.

Sot, kur ka nisur një hop I turizmit edhe popullsia ka nisur të kuptojë se ka prespektiva për tu bërë një nga kolonat kryesore të ekonomisë sonë kombëtare.

Vihet re një organizim dhe sensibilizim për të  mos lejuar projekte me impact negativ mjedisor, të cilat çojnë në dëmtimin e monumenteve të natyrës dhe të trashëgimisë së kulturës.

E si për rrjedhojë, edhe në dëmtimin e turizmit dhe të ardhurave të tyre nga kjo industri.

Sensibilizimi ka qënë i një forme, pasi edhe vetë sloganet ndër vite kanë qënë gjithnjë të unifikuar. Kujtojmë këtu, “Mos ma prek Vjosën apo Valbonën”.

Përplasje për HEC-in në Kanionin e Holtës, pezullohen ndërtimet

Pas një sensibilizimi të madh qytetar, qeveria ka pezulluar punimet për ndërtimin e hidrocentralit në kanionin e Holtës, në Gramsh.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ministrja e Energjisë, Belinda Balluku dhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla zhvilluan një dëgjesë me qytetarët e Gramshit, nga ku u njoftua pezullimi i punimeve për ndërtimin e këtij hidrocentrali.
“Mos ma prek Zagorien”

Ambjentalistët kanë protestuar në kryeqytet në mbrojtje të zonës së mbrojtur, Zagorisë.

Me parullën “Mos ma prek Zagorinë”, ata kërkojnë ndalimin e çdo projekti për kërkim nafte në zonë.

Pas protestave ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet i palëkundur, ndërsa shton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë. Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.

“Mos ma prekni Valbonën”

Banoret e Luginës së Valbonës bashkë me përfaqësues të Shoqërisë civile dhe ekspertë mjedisor kane protestuar kundër ndërtimit të 14 heceve në një gjatësi prej 25-kilometrash mbi lumin Valbonë.

Me moton “Mos ma prekni Valbonën” dhjetra qytetarë kanë protestuar për muajme radhë deri në pezullimin e projekteve.

“Mos prekni Vjosën”
Në Luginën e Lumit Vjosa në Jug të Shqipërisë u zhvilluan protesta në 2016 kundër planeve të qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve.
Me sloganin, “Vjosa, jo diga”, protestuesit i kërkuan kryeministrit Rama të ndalë ndërtimin e hidrocentraleve në këtë lum.
Përgatiti: AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTI I RI I PESHKIMIT/ Ministri i ri i bujqësisë i delegoi peshkatarëve menaxhimin e tij
Previous article KLUBI KUNDËR SARRIT/ Nën "kërcënimin" e Hysaj reagon edhe kapiteni i Chelseat...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT