• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I JEP FUND KONFLIKTIT/ Haradinaj: Këtë vit, marrëveshje me Serbinë por nuk përfshin…
Home
Rajon

I JEP FUND KONFLIKTIT/ Haradinaj: Këtë vit, marrëveshje me Serbinë por nuk përfshin…

26 January, 2019 k.autor Rajon

“Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është e mundur këtë vit, por nuk mund të përfshijë ndryshime kufijsh”. Kështu shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për AFP, duke paralajmëruar se këmbimi i territoreve mund të rikthejë në jetë demonët e së shkuarës në Ballkanin e lënduar nga luftrat.

“Opsioni apo modeli i një marrëveshjeje që përfshin diskutimin e territoreve dhe kufijve është i rrezikshëm. Ndaj, kjo nuk na sjell më pranë një marrëveshjeje, por na largon”, tha Haradinaj.

Ideja që Serbia dhe Kosova t’i japin fund konfliktit të hershëm mes tyre përmes këmbimit të territoreve ka ndezur shumë debate vitin e shkuar, shkruan AFP, me dy presidentët respektivë që kanë sugjeruar se një gjë e tillë mund të jetë në tryezë. Por, për Haradinajn, kjo është e papranueshme.

“Hapja e diskutimeve mbi territorin dhe kufijtë është një hapje e të shkuarës. E shkuara ka qenë tragjike në rajonin tonë dhe nuk është racionale të lëvizësh në këtë drejtim, është madje e rrezikshme dhe unë në mënyrë kategorike e kundërshtoj këtë”, theksoi kryeministri kosovar.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE kanë ngecur, por sidoqoftë, për Haradinajn një marrëveshje është ende e arritshme, ndoshta edhe këtë vit: “Për ne është fundi, nuk është më fillimi, për ne është koha që të mbyllim llogaritë dhe të arrijmë një marrëveshje. Është njohja ajo që mbetet. Nuk kemi më çështje të hapura mes Serbisë dhe Kosovës”.

Ajo që ka acaruar më shumë situatën është edhe taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur mbi Serbinë, që për Haradinajn nuk do të hiqet pa patur diçka në tryezë: “Nëse situata bëhet serioze, nëse ne kemi një plan në tryezë që është afër një marrëveshjeje, ne do ta heqim taksën, do t’i japim kësaj marrëveshjeje një shans. P.sh., nëse ka një konferencë si ajo e Rambujesë apo diçka të ngjashme, me qëllim që të arrihet diçka, atëherë ne do t’i japim një shans. Nuk është në interesin tonë të bllokojmë një marrëveshje mes nesh dhe Serbisë. Por, derisa kjo marrëveshje të arrihet, tarifat do të mbeten në fuqi”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET MANCHESTER CITY/ Shënon një gol fantastik De Bryune (VIDEO)
Previous article MANCHESTER CITY DYFISHON SHIFRAT/ Shënon golin e dytë Silva (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT