Nje burre 39-vjecar eshte arrestuar ne Tirane, pasi akuzohet se ne konflikt e siper ka kanosur tre persona dhe ka qelluar ne ajer me arme zjarri.
Policia ben me dije se ka arrestuar 39-vjeçarit B.B, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
“Ky shtetas në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”- njofton policia.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


