Dy adoleshente shqiptare janë zhdukur dhe për më shumë se nje javë familjarët e tyre po kalojnë një makth të vertetë.
Mediat britanike zbulojnë se vajzat janë parë për herë të fundit në stacionin e “Thornton Heath”.
Grisilda ‘Risa’ Dauti, 14 vjeçe, u raportua se mungonte ne Cardiff më 14 janar, ndërsa Gabriela ‘Bella’ Shenbitrasi, 17 vjeç, u zhduk dhjetë ditë para.
Policia e Uells në Cardiff postoi ne Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo me informacion rreth vendndodhjes së tyre për të hyrë në kontakt.
Thirrja shkonte për miqtë që kanë lidhje në të gjithë Londrën, duke përfshirë Barking, Thornton Heath, Stratford dhe zonën më të gjerë Croydon.
Përgatiti: AlpeNews.al