• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA TRONDITËSE/ Burri ZHVISHTE  vajzën tonë dhe e prekte…
Home
Sociale

HISTORIA TRONDITËSE/ Burri ZHVISHTE vajzën tonë dhe e prekte…

24 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ishte viti 2005 kur ajo vendosi të martohej por asnjëherë nuk e kishte imagjinuar që zgjedhja e saj do t’i shkatërronte jetën. Mendoi se do të niste një jetë të lumtur krah bashkëshortit  por fatkeqësisht përfundoi në një makth nga i cili ende nuk po shkëputet dot.

Sot ajo është 45 vjeç, por vuajtjet e kanë plakur para kohe, ndërsa fuqinë për të vazhduar jetën dhe për të përballuar vështirësitë e gjen vetëm te përqafimi i ngrohtë i vajzës së saj 13-vjeçare. Kjo është banesa në të cilën nënë e bijë kanë jetuar për plot 14 vite, një ambient i zymtë, plot lagështirë, e me orendi të shkatërruara. Nëna rrëfen  historinë e trishtë e goditjet e shumta që jeta i ka dhënë për vite me radhë.

Përpos problemeve të shumta ekonomike, vetëm 1 vit pas martesës, gruaja u ndesh me dhunën e bashkëshortit. Nënë e bijë ranë pre e goditjeve të pamëshirshme të njeriut më të afërt, i cili shumë herë i linte pa bukë e i nxirrte jashtë në mes të të ftohtit.

Mes lotësh, 45-vjeçarja trondit me një tjetër dëshmi shokuese. Sipas saj, i ati ngacmonte seksualisht të bijën. Edhe vetë fqinjët, pohojnë jashtë kamerave të Neës 24 se kanë parë vetë raste kur vajza ka dalë duke qarë nga shtëpia e është ndjekur nga babai që tentonte të kryente veprime të turpshme me të.

Gjithë këto vite ishin një ferr i vërtetë për 45-vjeçaren e vajzën e saj, por pas shumë denoncimesh në polici, gruaja mori guximin të divorcohej. Ish-bashkëshorti sot ndodhet në burg e mbi të rëndon akuza për dhunë në familje.

Prej disa muajsh, nënë e bijë kanë marrë një shtëpi me qira, të papërballueshme ekonomikisht për to, por e kishin të domosdoshme të largoheshin për të shmangur konfliktet dhe kërcënimet nga ish vjehrra e 45-vjeçares. Nëna kërkon nga shteti një urdhër mbrojtjeje për veten e të bijën.

E vetmja pagesë që iu mban frymën gjallë, është rroga prej 170 mijë lekësh të vjetra që merr 45-vjeçarja nga puna si sanitare në një kompani private. Ajo tregon se qiraja e shtëpisë është 150 mijë lekë, e iu ngelen vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj për t’u ushqyer.

Nënë e bijë iu bëjnë thirrje shqiptarëve që t’i ndihmojnë sadopak me ushqime për të kaluar muajin, veshje e një banesë ku të fusin kokën, për të lehtësuar sadopak vuajtjet që po kalojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Pamundësia e Lulzimit për të ringritur KOP-in në PD
Previous article KRITIKOJNË ASHPËR JORGINHON/ David Luiz: Disa njerëz nuk kanë edukatë, mendoj se...

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT