Ajo do mbetet përherë e vogla e tij dhe ne e dimë të gjithë se Ardit Gjebrea nuk e ka fshehur kurrë dobësisë për Annën. Por sot ia thotë edhe me këngën që aq shumë u përfol. Meqë ai ia kishte premtuar Annës, ja ku u kthye pas shumë vitesh sërish në skenë për të kënduar me vajzën e tij të vogël “Per ty”. Teksti i Olti Currit ishte qepur fiks për ata të dy dhe Anna Gjebrea ngjiti në skenë me këngë kantautorin që gati po e harronim se është një nga kompozitorët më të mirë të muzikës së lehtë. Nuk ishte thjesht një këngë, ishte një premtim, që baballarët nga shtëpia me siguri i ka bërë të lotojnë, siç preken veç ata për vogëlushet e tyre. “Jo mos më thuaj se unë po rritem. E vogël për ty do jem, do jem me ty. Do vij për ty”. Mos ndoshta Arditi ia la një çikë stafetën Annës? Apo i plotësoi një dëshirë fëminore? Sido që të jetë, sa mirë bëri!