• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Historia e trishtë e Mitro Gocit, shtëpia e të cilit u përmbyt tri vite rradhazi
Home
Sociale

RRËFIMI/ Historia e trishtë e Mitro Gocit, shtëpia e të cilit u përmbyt tri vite rradhazi

10 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Familja e Mitro Gocit në fshatin Valare është përmbytur për të tretin vit radhazi. Kryefamiljari pensionist ka ndërruar çdo vit pajisjet e mobiliet (me ndihmën e fëmijëve emigrantë), pasi niveli i ujit ka qenë i tillë sa ia ka nxjerrë të gjitha jashtë përdorimit.

Këtë vit, rrjedha i mori edhe një pjesë të gjësë së gjallë. Më kot kanë shkuar përfaqësues vendorë për të verifikuar në vend gjendjen e tij, pasi deri më sot ai nuk ka marrë asnjë ndihmë.

I moshuari jeton së bashku me gruan e tij dhe siç shprehet, fundjavën e shkuar vala e ujit përmbyti gjithçka, duke i nxjerrë nga funksioni të gjitha pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë.

Z. Goci, banesa juaj është dëmtuar 3 vite radhazi nga përmbytja. Kishit marrë ndonjë masë që kjo të mos përsëritej më?

Unë mora masat e mia duke hapur një kanal. Nëse nuk do ta kisha hapur atë kanal dhe të mos vendosja këtë korridor muri me gurë, uji nuk do të kishte ikur, por qëndruar këtu edhe sot që po flasim. Ndonëse në këta tre vjet kam kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor, nuk është dukur askush nga ata në mot të thatë për t’i paraprirë të keqes. Pra, në raport me shtetin kam qenë korrekt dhe shteti jo korrekt me mua, pavarësisht se paguaj taksat rregullisht edhe për kanalet që nuk funksionojnë. Në këto kushte ndërhyra vetë dhe bëra aq sa munda.

Sa ka qenë dëmi me përmbytjet e fundit?

Pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Frigoriferin, lavatriçen, televizorin dhe mobiliet u futën nën ujë. Shpresoj që gjysma e tyre të rregullohen, ndërsa për pjesën tjetër taksirat i fëmijëve të mi që do t’i blejnë prapë të reja. Nuk di çfarë t’u uroj atyre që kanë vjedhur lekët e mia kur u akorduan një vit më parë, sepse di që u akorduan…

Ju ndodheshit në banesë, kur vërshoi uji?

Kisha shkuar nga stalla e bagëtive për të parë se çfarë bëhej. Pashë që ishte mbushur me ujë dhe disa krerë nuk ishin. U mërzita sepse ikën 10 krerë bagëti… Kur u ktheva në shtëpi, shikoj gruan që kishte nisur të qante sepse shtëpia prapë kishte nisur të notonte në ujë.

Është e treta herë që m’u përmbyt në tre vjet. I thashë gruas të përmbahej se ky është fati ynë i keq që në përmbytjen e ardhshme të mbytemi vetë e të shpëtojmë. Kjo sepse askush nuk kujdeset për ne dhe pronën tonë. As shteti dhe as qeveria. Nuk do t’ia dijë kush./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush e shoqëroi Erion Veliajn tek Kënga Magjike? Nuk është Ajola (Foto)
Previous article 6 vjeç dhe fiton 11 milion dollarë. Kush është djali që po bën një 'mal' me para në YouTube (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT