• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“PUTHJA QË NA KUSHTOI 10 DUBLA DHE…”/ Zhani Ziçishti rrëfen skenat e sikletshme gjatë xhirimeve
Home
Kulturë

“PUTHJA QË NA KUSHTOI 10 DUBLA DHE…”/ Zhani Ziçishti rrëfen skenat e sikletshme gjatë xhirimeve

24 January, 2019 k.autor Kulturë

Në intervistën ekskluzive dhënë për gazetën “Panorama”, Zhani Ziçishti, aktori i dhjetëra roleve në teatër e kinematografi tregon ca momente pikante nga skenat e xhirimeve.

Si u realizua një skenë puthjeje për filmin “Nga mesi i errësirës”, që sot na ka ardhur si një puthje në faqe apo shuplaka, që në rolin e Janit, i jep personazhit të Petritit.

Ju na treguat për rolin e Janit te filmi nga “Mesi i errësirës”. Aty ka ca skena, që me siguri ju kanë vënë në siklet, një shuplakë, një puthje.. Na tregoni si i keni realizuar?

Kam shumë histori nga ai film. Aktori që luante Petritin, ishte djalë shumë i mirë. Ishte një moment që unë e godisja në faqe. Në mos e kam goditur nja 10 herë?! Derisa më tha: “Aman, se ma bëre faqen copë”. “Epo bëje mirë, o gomar, i thashë, që ta flemë mendjen me një të qëlluar”. Raste të tilla ka pasur shumë, por nuk mërziteshim. Ne punonim vetëm me një kamera, një herë më merrte mua, pastaj ndërronte vend dhe merrte bashkëfolësin tim, e kështu me radhë. Vështirësia qëndronte vetëm në ruajtjen e gjendjes emocionale, momentit… Sidomos, kur merreshin portretet. E megjithatë, ne ishim shumë të përkushtuar. Dhe jo vetëm ne si korçarë. Sepse Korça ka qenë si studio e Kinostudios, fshatra të tërë apo shtëpitë karakteristike na kanë hapur dyert… Në Korçë janë xhiruar shumë filma, për shkak të ambienteve të përshtatshme dhe dëborës.

Po skena e puthjes, që në film duket vetëm shkaras…?

Duhet të realizonim një skenë puthjeje. Më thotë regjisori, Kristaq Dhamo: “Do ta bësh këtë, Zhani. Ti vjen nga Italia, do hysh në shtëpi i përmalluar, ajo zbret nga shkallë, po ashtu e përmalluar, dhe do putheni”. “Si more do puthemi?!”, i thashë. “Po,-tha,-do ta puthësh, por jo në faqe, në buzë”. Ngado isha i rrethuar me njerëz, elektricistë, fonistë, operatorë… Ku kishte të puthura atëherë…?! Do kthehej në humor. “Po, më vjen zor”, i thashë. “Këtë punë e di unë”, tha Kristaqi. Vajza ishte gjimnaziste, shumë simpatike, vinte e shoqëruar me gjyshin, që kishte studiuar në Francë. Ai rrinte edhe gjatë xhirimeve. Filluam xhirimet. Kur hyra në shtëpi, heq kapelën, pardesynë, ajo zbret nga shkallët, e kap nga mesi dhe e puth. Ajo mbeti. “Ç’bëni more kështu?!”, thërriti me të madhe Kristaqi. “Nuk je në jetë këtu, je në film, ti je gruaja e këtij. Përsërite!”. Asaj një ngjyrë i ikte, një i vinte, shikonte nga i gjyshi, këta të tjerët po qeshnin. Bëjmë dublin tjetër. Gjene prapë ajo mbetej. Kishte ndrojë nga gjyshi. Kemi bërë 10 dubla puthjesh. E thërret gjyshi dhe i thotë: “Qetësohu, je në film këtu, bëje një puthje, po ashtu si duhet, me mall, si bashkëshorte”. Mori “miratimin” e gjyshit, e realizuam puthjen, po s’m’i ndante ajo buzët pastaj (qesh). “Vazhdo,-i tha regjisori,-të them unë kur të ‘çputhesh’”.

Besoj u pre…

Skena u la, por ishte e shkurtër disi manipulative. S’të linte Partia.

Do ta bënit sot një rol me ngjyrime erotike?

Pse jo. Mjaft që të jetë edhe një rol i mirë, po ku është? Tani unë e kuptoj tamam se ç’është dashuria dhe gruaja, atëherë ishim të rinj…

Ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E BYROSË POLITIKE/ Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes (EMRI)
Previous article TRITOL NË MAKINË/ Kirurgu dëshmon në polici: Mund të jetë edhe ndonjë...

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT