Dy adoleshente shqiptare, të cilat ishin shoqe me njëra-tjetrën, prej ditësh, rezultojnë të zhdukura në Angli.
Mediat bëjnë me dije se të miturat kanë më shumë se një javë që kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.
Grisilda ‘Risa’ Dauti, 14 vjeç, ka humbur kontaktet me të afërmit më 14 janar, ndërsa Gabriela ‘Bela’ Shenbitrasi, 17 vjeç, është parë për herë të fundit para 10 ditësh.
Policia e Jugut Uells në Cardiff nxori në Tëitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë.
Mësohet se dy vajzat shqiptare kanë miq dhe shoqëri në të gjithë Londrën, duke përfshirë Barking, Thornton Heath, Stratford dhe Croydon.



