Richard Madden fitoi çmimin e interpretimit më të mirë të dramës në NTA-a , mbrëmjen e së martës.
Aktori e cilësoi rolin që ai kishte pasur në film si një privilegj dhe falenderoi ekipin e tij të filmit duke vënë theksin tek Mercurio, cili shkruajti rolin e tij të jashtëzakonshëm, pa harruar të falënderojë ata që votuan për të.
Ndërkohë ai mori çmimin dhe teksa largohej u përshëndet nga një duartrokjitje e zjarrtë e publikut.
Skocezi 32-vjeçar, i cili u nda kohët e fundit nga e dashura e tij Ellie Bamber, pati një mbrëmje fantastike nën shoqërinë e shoqes së tij bjonde , e cila dukej mahnitëse.
Ata së bashku pinë një shampanjë trëndafili prej 30 eurosh.
Ndërkohë që kur u pyet për mundësinë që të rikthehej një seri e dytë e filmit ai u përgjigj që e gjitha është në dorën e Jed Mercurio dhe shton se kishin pasur diskutime për ta bërë këtë gjë por që deri tani akoma nuk ishte vendosur asgjë.






