• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U GJET I MUROSUR NË…/ Flet kushëriri i 48 vjeçarit: Më mori 250 mijë lekë dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

U GJET I MUROSUR NË…/ Flet kushëriri i 48 vjeçarit: Më mori 250 mijë lekë dhe…

23 January, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Pak ditë më parë një shqiptar u gjet i murosur në një vilë në Genova të Italisë. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Astrit Lamaj nga fshati Trevllazën i Vlorës. Lamaj rezultonte i zhdukur për familjarët që prej 5 vitesh. Trupi i pajetë akoma nuk është sjellë në vendlindje  ndërsa familjarët e tij kanë hapur dyer e mortit.

Tre ditë më parë policia italiane ka identifikuar një shqiptar të murosur në një vilë të shekullit të 18-të .  Pas rezultateve të autopsisë, autoritetet italiane bëjnë me dije se trupi i përket Astrit Lamajt, i lindur në vitin 1971. Shqiptari, i cili njihej në qytetin e Genovës si shpërndarës drogë, u shpall i zhdukur në janar 2013. Ndërkohë autoritetet kanë vijuar punën për të zbuluar vrasësit e shqiptarit dhe arsyet që i kanë çuar që të kryejnë një akt të tillë.

Astrit Lamaj është nga fshati Trevllazër i Njësisë Administrative Novoselë i rrethit të Vlorës. Kamera e Report Tv ka shkuar pikërisht  në këtë fshat ku shumë prej banorëve jashtë kamerave tregojnë se trupi i gjetur në Itali i përket bashkëfshatarit të tyre. Ndërkohë në familjen Lamaj janë hapur dyer e mortit, një prej të afërmve të 48-vjeçarit, kushëriri i tij tregon se kjo ngjarje ka tronditur fshatin. Dihej që ishte i zhdukur pasi kishte 5 vite që nuk komunikonte me familjen, por nuk mendonim se do gjendej i vdekur në këtë mënyrë.  Kushëriri i Astritit, Nelo Meminaj tregon se ai ka ikur para 6 viteve në Itali për një jetë më të mirë dhe humbi kontaktet me familjen 1 vit më pas.

“E kam nip, djalë prej kushëriri. Ata janë një familje e mrekullueshme, por fatkeqësitë asaj familje i kanë rënë herë pas here. Që nga i ati, që i ra infarkt, një vëlla ia zuri zetori poshtë, motra u aksidentua, kjo është ngjarja e katërt në këtë familje. Ka 6 vite që humbi kontaktet, kjo ngjarje është pritur me keqardhje. Pasi i vdiq i ati për çështje ekonomie më mori 250 mijë lekë dhe tha Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim” tha ai.

Astrit Lamaj u gjet u murosur në banesë në Genova të Italisë 3 ditë me parë teksa në muret e saj po kryheshin restaurime . Lajmi u dha nëpërmjet mediave Italiane ku sipas burimeve trupi i tij është identifikuar nga veshjet dhe analizat e kryera nga instituti mjekoligjor. Trupi i pajetë ishte i dekompozuar, ndërsa kishte mbetur vetëm një pjesë e skeletit. Familjarët e të ndjerit kanë shkuar për ta tërhequr trupin e Astrit Lamajt dhe pritet që eshtrat e tij të sillën në atdhe ditët në vijim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA - FLAMURTARI/ Fusha si “pishinë”, ndeshja e Kupës shtyhet për nesër (VIDEO)
Previous article "ME DEFIÇIT FINANCIAR"/ Miliarderët që humbën më shumë miliona në...

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT