Sipas mediave spanjolle, Javier Mascherano do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, prandaj skuadra katalane duhet ta gjejë zëvendësuesin e tij.
Raportohet se Matthijs de Ligt është favoriti kryesor për të zbarkuar në Barcelonë në janar, transmeton Express.
Thuhet se ai do t’i kushtonte gjigantit spanjoll 40 milionë euro, por problemi qëndron në atë se Ajaxi nuk dëshiron ta shesë deri në verë.
Ndërkohë, opsioni tjetër për ta zëvendësuar argjentinasin është Yerry Mina.