• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËRIA, MAFIE DHE HAKMARRJE”/ Çfarë paraqet dokumentari: Janë liderët e… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Media

“SHQIPËRIA, MAFIE DHE HAKMARRJE”/ Çfarë paraqet dokumentari: Janë liderët e… (VIDEO)

22 January, 2019 F.autor Aktualitet, Media

Programi “Clandestino” i gazetarit të njohur investigativ David Beriain që transmetohet në “DMAX” do të transmetojë mbrëmjen e së mërkurës edhe në Itali në kanalin “Nove TV” dëshmi të forta të mafias shqiptare në vendin fqinj.

Sipas dokumentarit të përgatitur kriminaliteti shqiptar konsiderohet si një nga më të rrezikshmit nuk botë pasi sipas tij ajo bashkon disa tipologji dhe aktivitete kriminale si trafiku i armëve, drogës dhe i qenieve njerëzore.

“Deri tani asnjë gazetar nuk e ka pasur të mundur të thellohej në bandat kriminale dhe programi në fjalë pretendon se ka arritur të hyjë në brendësi të klaneve mafioze duke treguar se si janë krijuar dhe ato funksionojnë.

“Shqipëria, mafia dhe hakmarrje” është emri i dossierit që ka dalë tashmë online në Spanjë. Gazetari David Beriain thotë se do të tregojë se si një ngarkesë droge që vjen nga Shqipëria do të dorëzohet në duart e organizatave mafioze italiane (video më poshtë).

Beriain ka intervistuar një të arratisur nga burgu që tashmë thotë se “i kërcënuar me vdekje bën atë që di të bëjë më mirë: të vrasë”. Kanë qenë drithëruese ato që Beriain tregon se ky person i ka thënë. “Falëndero atë që të ka shoqëruar sepse po të ishte për mua do t’ju kisha vrarë të gjithëve” (shih videon më poshtë) .

Mafia shqiptare

“Shikuesit italiane do të shohin se si hakmarrja për shqiptarët në Shqipëri është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në një shkrim që e paraprin dokumentarin.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

David Beriain premton se do të eksplorojë rrënjët e shoqërisë shqiptare në përpjekje për të kuptuar se si shqiptarët bënë emër në kriminalitetin botëror.

Dhe si e ka bërë? Duke shoqëruar anëtarë të këtyre grupeve mafioze në jetën e tyre të përditshme, duke takuar ata që merren fabrikimin e bombave artizanale dhe duke mbajtur një identitet klandestini.

Mafia shqiptare ka tërhequr edhe në të kaluar vëmendjen e medieve perëndimore. “The Guardian” në një artikull të thelluar shpjegoi hollësisht se si të rinjtë që mbërritën nga “Toka e Shqiponjave” në Britani janë bërë “mbretërit e kokainës” në Londër. /Lapsi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BALLSH/ Aty ku Gazmend Musta VRAU gruan dhe kunatën. Fqinjët trondisin me dëshmitë (PAMJET)
Previous article AKSIDENT TEK "UNAZA E RE"/ Makina përplaset me BORDURËN. Dyshohet se... (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT