• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIME NË POLICI/ Ja dy drejtorët e rinj që pritet të emërohen në Tiranë dhe Durrës
Home
Sociale

NDRYSHIME NË POLICI/ Ja dy drejtorët e rinj që pritet të emërohen në Tiranë dhe Durrës

22 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Kupola e Policisë së Shtetit dhe disa drejtori në qarqe, pritet të kenë ndryshime në fillim të shkurtit 2019. Këto ndryshime vijnë si rezultat i frymës së lëvizjeve që ka future ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Mësohet se pritet që në ditët në vijim, na qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan të ketë ndryshime në rang drejtorash, pasi në Durrës mësohet se Lleshaj ka planifikuar për drejtor qarku Ilia Nasi. Ndërsa në Tiranë mësohet Lleshaj ka planifikuar të emërojë Edmond Rizaj. Të dy këta emra janë të njohur në Policinë e Shtetit, dhe se mbajnë mbi supe një karrierë të gjatë mes rradhëve të policisë dhe hetimit të krimeve në vend.

Pritet që në fillim të shkurtit 2019, ndryshimet të prekin edhe qarkun e Elbasanit, Vlorës, Fierit dhe Shkodrës. Si rezultat i këtyre ndyshimeve jo më larg se dy javë Lleshaj bëri një lëvizje surprizë duke emëruar në krye të Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Tonin Vocaj dhe larguar të besuarin e Fatmir Xhafaj, Eduard Merkaj. Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vijuar me lëvizjet e drejtuesve pas marrjes së detyrës. Ditën e djeshme, Lleshaj ka firmosur emërimin e drejtuesit të ri të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Në vendin e Anila Trimit që u emërua nga Fatmir Xhafaj kur ishte në postin e ministrit, do të jetë Muhamet Rrumbullaku, një drejtues me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, që rikthehet në post drejtuesi.

Muhamet Rrumbullaku ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe. Pas reformës me ndryshimin e pushtetit në vendin 2013 u largua, por gjashtë vite më pas është rikthyer sërish. Ndërkohë që ky është rikthimi i dytë që bën Lleshaj, pas atij të Tonin Vocajt pak ditë më parë në krye të drejtorisë së Departamentit të Policisë Kriminale, i cili ishte larguar po në vitin 2013.

Tonin Vocaj është një emër i njohur në polici, pasi në shkurt të 2013-së u publikuan foto të tij me Arben Frrokun, personin që vrau kryekomisarin Dritan Lamaj. Në atë foto Tonin Vocaj bashkë me Agron Kuliçin ishin duke drekuar me Arben Frrokun dhe pas vrasjes së Dritan Lamajt, ishin pikërisht Vocaj dhe Kuliçi që po hetonin këtë ngjarje.Publikimi i fotove bëri që Tonin Vocaj të jepte dorëheqjen nga grupi i hetimit për atë vrasje. Në 2013 ai u largua nga posti i drejtorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme duke u emëruar në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP, ndërkohë që dje është emëruar Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

Tonin Vocaj ka mbajtur një sërë detyrash në Polici dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se ka vendosur ti besojë përsëri një post të rëndësishëm. Ndërkohë i larguari Eduart Merkaj është emëruar Drejtor i Kufirit dhe Emigracionit. Merkaj zëvendësoi në këtë detyrë Aida Hajnajn, e cila mbante këtë pozicion dhe njëkohësisht dhe zv/drejtoreshë e përgjithshme e Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPARA OPERACIONIT PËR NDRYSHIMINE GJINISË/ Adoleshentja transgjinore bën një festë për ti dhënë lamtumirën penisit (FOTO)
Previous article Zbulohet piktura e panjohur e Sadik Kacelit dhe vepra të tjera të viteve ‘30

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT