Një numër i madh i përdoruesve të Facebook refuzuan të pranonin sfidën e “10YearChallenge”, sepse ata besojnë se ky rrjet ka plane të shumta fotografish për qëllime ndoshta jo krejt të ndershme.
“Unë, dhjetë vjet më parë ndoshta do të isha i përfshirë në sfidën që
përcjell Facebook dhe Instagram. Ndërsa tani po mendoj se si të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për të zhvilluar programe dhe algoritme, për njohje të mënyrës se si person
është vjetëruar”, shkroai ajo.
Megjithatë, pati reagim nga Facebook ku u tha se thjesht nuk ishte e
vërtetë.
“Kjo sfidë erdhi nga përdoruesit tanë pa asnjë ndikim tek ne. Eshtë vetëm
një dëshmi se njerëzit po argëtohen në Facebook dhe kjo është e gjitha”, u
shkruajt nga kompania.