Edhe pse janë milardier, në fund të fundit janë si ne.
Themeluesi i Microsoft Bill Gates është parë duke pritur në rradhë Dick’s Drive-In në Seattle gjatë fundjavës.
Ai u fotografua i veshur me një triko të kuqe, pantollona gri dhe këpucë të zeza me duart në xhepa pra mjaft sportiv.
Fotografia e rastësishme e miliarderit u postua në Facebook nga një ish-punonjës i Microsoft, Mike Galos, ku deri tani fotoja ka marrë 15000 pëlqime.
Galos tha se Gates është tepër i përulur kur bëhet fjalë për pasurinë e tij marramendëse dhe statusin e famshëm.






