• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ “50 vende pune për studentët nga Universiteti Bujqësor”
Home
Sociale

PAKTI PËR UNIVERSITETIN/ “50 vende pune për studentët nga Universiteti Bujqësor”

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

”Në ditët e para të janarit kemi biseduar me gjithë stafin e Universitetit Bujqësor dhe kemi bërë një projekt partneriteti i cili është bazuar në 3 shtylla kryesore. E para është punësimi i gjithë studentëve që mbarojnë universitetin, e dyta është financimi i universitetit nëpërmjet mekanizmave që do krijojmë në ministri dhe e treta është kërkimi shkencor”. Kështu deklaroi sot Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, një takim i organizuar me ministrat e përfshirë në grupin e punës, rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.

”Në lidhje me punësimin kemi rënë dakord që jo vetëm praktikat mësimore që të gjitha agjencitë e varësisë së ministrisë po ashtu dhe aparati ministrisë është i gatshëm që të pranoj studentët e Universitetit Bujqësor por edhe praktikat profesionale mbas përfundimit të studimeve, të gjitha agjencitë do të vendosen në dispozicion të studentëve ekselentë për praktikat profesionale. Janë 50 vende të lira për 50 student që mbarojnë ekselentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës”, tha Çuçi.

Ai shtoi se, ”përsa i përket financimit po krijojmë atë që ne e quajmë ”fondi i përgjegjësisë sociale” dhe nëpërmjet këtij fondi ne do ndihmojmë me infrastrukturë dhe pajisje Universitetin Bujqësor.Kemi rënë dakord në terma të përgjithshëm që do financojmë kryesisht atë që universiteti e ka shumë të shenjtë që është ferma e universitetit që janë 130 hektarë që Universiteti Bujqësor i ka në dispozicion dhe ne do kontribuojmë drejtpërdrejt në infrastrukturë që atë ta kthejmë në një nga fermat më moderne në Shqipëri”.

”Gjithashtu përsa i përket financimit kemi rënë dakort që ekspertizën e Universitetit Bujqësor ne ta përdorim gjatë kërkesave që ne do kemi për marrje ekspertize në projekte të ndryshme qoftë me donator, qoftë me financim të buxhetit të shtetit. Është një dokument që po definohet, jemi duke u marr me detajet e fundit dhe shpresoj që shumë shpejt do ta konkretizojmë në një marrëveshje midis ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Universiteti Bujqësor të Tiranës”, përfundoi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU GRUAN DHE KUNATËN NË BALLSH/ Vëllai i viktimave, kërkon kujdestarinë e...
Previous article PASI HOQI DORË NGA RRJETET SOCIALE/ Këngëtarja e njohur shfaqet për herë të parë në publik

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT