• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKET ISH-POLICI NGA FUSHË-KRUJA/ Gruaja: Iku për në punë, se ka parë njeri prej…
Home
Breaking News

ZHDUKET ISH-POLICI NGA FUSHË-KRUJA/ Gruaja: Iku për në punë, se ka parë njeri prej…

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Anton Preni është babai i tre fëmijëve Rajmondës, Ervisit dhe Xhensilës.

I veshur me uniformë policie, Antoni në vitin 1999 punonte në komisariatin e Fushë-Krujës. Ai ishte një baba shembullor për fëmijët e tij dhe kishte një marrëdhënie të mirë me bashkëshorten Bardha.

Një ngjarje e rënde në familjen Preni ndodhi kur vëllai i Antonit, Roberti për arsye që ende mbeten të paqarta ekzekutoi shokun e tij të ngushtë, Shkëlqim Malokun në vitin 1999, me të cilin pati emigruar që herët në Gjermani, pas viteve 90. Roberti i bëri pritë në rrugë e më pas e qëlloi duke e lënë të vdekur. Ngjarja u bë publike edhe në media dhe Antoni i cili asokohe punonte në polici u trondit shumë.

Ai u detyrua ta linte punën pas krimit që kreu i vëllai. Policia arreston Robertin, për të kryer dënimin në burgun e Fushë-Krujës e më pas në Burgun e Fierit me 22-vite burg. Jeta vazhdoi dhe Antoni pasi dorëzoi detyrën në polici filloi punë në fabrikën e tullave si roje objekti. Më 4 gusht 2012  bashkëshortja e tij Bardha merr fëmijët për të shkuar në  familjen e saj në Tiranë për të qëndruar dy ditë atje.

Me t’u kthyer një telefon bie mesditën e 6 gushtit dhe Bardha mëson se Antoni, bashkëshorti i saj nuk ishte pataqitur atë ditë në punë. Ditën e nxehtë të fillim gushtit askush nuk mësoi gjë për fatin e Antonit. Ai tashmë ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Me një vëlla në burg për vrasjen që kreu dhe më pas me zhdukjen e mistershme të 56-vjeçarit, familja dyshon se e gjitha kjo lidhet me ngjarjen që ndoqi familjen e tyre. Me vrasjen që i vëllai i Antonit, Roberti kreu vite më parë.

Në studion e “Pa Gjurmë”, gruaja e tij, Bardha ka thënë se: “Dyshoj se zhdukja ka lidhje me vrasjen që kreu i vëllai. Policia thotë se është duke punuar. S’kemi patur asnjë informacion, askush nuk flet. Thonë vetëm “Pse  e hëngri për vëllain e tij?”. Ai ishte shumë i rregulltë, në familje dhe me njerëzit e tij. Nuk e dimë nëse është i zhdukur, apo i vrarë. S’ka marrë asgjë me vete, vetëm 1 mijë lekë të vjetra dhe ka ikur me rrobat e punës. Që nga ajo ditë nuk e pa më njeri. Ne jemi të ngujuar, s’dalim dot se kemi frikë nga gjakmarrja.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUSH KA MOTRA BOTËN KA"/ Këto janë VIP-at që kanë emocionuar rrjetin me dedikimet e tyre (FOTO)
Previous article PAKTI PËR UNIVEWRSITET/ Detajet: Rehabilitim 100% i konvikteve në vend

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT