• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFERIMI ELEKTRONIK/ Përgjysmohet koha e pritjes për një vizitë të specializuar
Home
Sociale

REFERIMI ELEKTRONIK/ Përgjysmohet koha e pritjes për një vizitë të specializuar

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“428 mijë qytetarë ose mbi 90% e qytetarëve të targetuar për kontrollin mjekësor bazë e kanë kryer Check up në vitin 2018 në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin”.

qendra shendetesore 4

Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, e cila ka përfunduar rehabilitimin e plotë, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite.

manastirliu2
“Check-up për ne është pikë referimi. Na ka ndihmuar shumë, sepse kemi zbuluar diagnoza që qytetari as që nuk e dinte që i kishte, sidomos sa i takon sëmundjeve kardio-vaskulare”, u shpreh dr. Leonidha Pepo, kardiolog në qendrën shëndetësore nr. 4.
Duke theksuar rëndësinë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore për krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe infermierët dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, Manastirliu u shpreh:

manastirliu1

“Jo vetëm infrastruktura është e rëndësishme, ndaj me programet e shëndetësisë elektronike, si receta elektronike dhe referimi elektronik, këtë vit përgjysmuam kohën e pritjes për një vizitë të specializuar”, tha Manastirliu.

manastirliu

Gjatë takimit me stafin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 4 në Njësinë 9 në Tiranë, ku Manastirliu është edhe deputete e zonës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ka nevojë për tu riorganizuar, bazuar në ndryshimet demografike, profilet e sëmundshmërisë, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor.

vizite qender shendetesore

Investimi I kryer në qendrën shëndetësore nr. 4, një prej 80 qendrave të rehabilituara me buxhetin e shtetit si pjesa e parë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, i shërben 65 mijë banorëve të qytetit të Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISH I DASHURI I SAJ U MARTUA/ Xhesika Berberi e paska gjetur çelësin e lumturisë edhe pse “vetëm”
Previous article "ADHURUES I QENVE"/ Putin emocionohet nga dhurata simbolike e Vuçiç (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara Aktualitet

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT