• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KORÇË/ Kush është i riu që u ekzekutua me PLUMB në kokë pas sherrit për…
Home
Breaking News

VRASJA NË KORÇË/ Kush është i riu që u ekzekutua me PLUMB në kokë pas sherrit për…

18 January, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

U përfshi në një sherr në lokal, ekzekutohet me plumb në kokë i riu. Altin Balliu 30 vjeç, personi qe shihni ne foton me poshte është vrarë mbrëmë në darkë në qytetin e Korçës me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Altin Balliu

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:25 në Lagjen Nr.10. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë parë në trotuar një trup të pajetë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, forcat e rendit kanë konstatuar një person të qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë në pjesën e fytyrës dhe një tjetër në trup. Pranë trupit të viktimës ndodhet një automjet, që është qëlluar me plumb në kofano.

Dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një konflikti në një prej lokaleve në qytetin e Korçës. Besohet se pak kohë pas sherrit në lokal, personi tjetër i përfshirë në konflikt është hakmarrë duke e qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt.

Sipas ekspertëve të Kriminalistikës, 30-vjeçari është qëlluar me pistoletë në befasi poshtë syrit. Trupi i tij u gjet pranë hyrjes së një pallati në Lagjen Nr.10. Policia ende nuk ka një person konkret të dyshuar për vrasjen tronditëse, ndërkohë që nga ana tjetër janë shoqëruar 5 persona për t’u marrë në pyetje.

“Rreth orës 21:25, në Lagjen Nr. 10 në Korçë është vrarë, dyshohet me armë zjarri, një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës pranë vendit ku ndodhi vrasja, për të këqyrur lëvizjet në momentin e ngjarjes. Gjithashtu, kanë nisur hetimet për zbardhjen e konfliktit në lokal që mund të çojë tek autori i vrasjes së 30-vjeçarit.

Njoftimi paraprak 

“Pak minuta më parë, rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dyshohet me armë zjarri një shtetas rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Korçës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA PUBLIKON FOTOT/ "Me këto pamje të rrugës së re të Ulëzës, ju uroj nje ditë të mbarë"
Previous article VRAU ITALIANIN PASI TENTOI TA PËRDHUNONTE/ Flasin prindërit e shqiptares: Është e vërtetë...

k.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT