• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Edi Rama nuk rrëzohet me “dekrete”, por me votë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Edi Rama nuk rrëzohet me “dekrete”, por me votë!

17 January, 2019 Redaktor1 OP-ED

Një entuziazëm i parrëfyer ka shpërthyer brenda gardhit të SHQUP dhe selisë së LSI, pas vendimeve dhe qëndrimeve të fundit të Presidentit të Republikës në raport me qeverinë. Një entuziazëm që kuptohet, është brenda rrethit të atyre pak satelitëve që kanë “fatin e madh”, që ti rrinë pranë kryetarëve të dy partive kryesore të opozitës së bashkuar dhe ndonjërit prej atyre që presin të shpërblehen për zellin e pashoq, me të cilin po shërbejnë këto ditë.

Kur dalin prej atyre zyrave, atyre fushave të vockla manjetike të poleve të alternativave të pushtetit të ardhshëm, ata vetë habiten aq shumë sesi gjithë të tjerët, vazhdojnë jetën e tyre normale. Njërëz që shkojnë si çdo ditë në punë, në shkollë, në kafe, shtëpi, park a rrugë. Duke vijuar rutinën e tyre të një jete që gjallon përtej ngazëllimit të atyre që mendojnë se rikthimi i tyre në pushtet, është jo vetëm çështje orësh, ditësh, javësh. Por mbi të gjitha, është një çështje deklaratash dhe kundërdeklaratash mes Presidentit dhe Kryeministrit. Mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Ka të tjerë më pak akoma, që duket sikur janë më pranë dy burimeve ku gjenerohen kaq shumë ëndrra, skema, fantazi dhe skenare hipotetike, të shoqëruara sigurisht me gjithfarë teorish konspirative, të cilat në thelb i çojnë tek ideja se rrëzimi i Edi Ramës është çështje e një, dy apo më shumë dekretesh presidenciale. Këto zëra, përshpërima, ide, teori nisën të ngjizen shumë muaj më parë, atëherë kur opozita dështoi të frymëzonte popullin opozitar për të dalë në rrugë, për të protestuar, për të mbushur sheshe, për të krijuar presion pozitiv e demokratik kundër qeverisë dhe Edi Ramës, duke gjeneruar në këtë mënyrë frymën popullore gjithnjë e në rritje, që do ti çonte nesër në zgjedhje, drejt ndryshimit të ëndërruar dhe rikthimit të shpresuar.

Ishte maji i 2018, kur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u zhvillua një nga protestat me më pak përkrahës dhe mbështetës nga ana e opozitës shqiptare, momenti kur nisi kthesa e madhe. Pamjet tregonin se opozita as nuk po frymëzonte, as po krijonte dot kauza dhe as nuk po arrinte që të organizonte strukturat e veta. Ndaj strategjia e opozitës ndryshoi kryekëput, duke i lënë mënjanë protestat, takimet me popullin opozitar, strukturat dhe qytetarët dhe duke u futur nëpër seli e zyra, për të filluar Planin “B”. Një plan që duket se u bazua në teoritë e tyre se:

Ajo që nuk arrihet dot me artin e politikës, do të realizohej me artin e intrigës.

Ajo që nuk po ngjizej dot me frymë, do të bëhej me gërma nëpër media.

Ajo që nuk u arrit dot me protesta, nisi të bëhej me kaseta.

Ajo që nuk u bë dot me militantë, do të bëhej me “Babale”.

Ajo që nuk po bëhej dot me organizim, do të bëhej me kurthe.

Ajo që nuk po bëhej dot me kauza, do të bëhej me grabitjen e tyre nga qytetarët që protestonin për hallet në Kukës, tek Unaza e Re në Tiranë, apo nga studentët e vërtetë që protestuan në dhjetor, për 8 kërkesat e tyre të drejta.

Kur e panë që as kështu nuk ia dolën dot, kishin nisur prej kohësh që të punonin, derisa dolën hapur me Planin “C”: Luftën e Dekreteve!

Erërat e këtij plani kishin nisur të ndiheshin që në verë, duke u përzier me aromat e jodit të detit, flladin e lëndinave dhe freskinë dehëse të bjeshkëve.

Derisa dalëngadalë u rikthye i freskët e i bronxuar në Tiranë, për të filluar që të vihej në zbatim me qetësi dhe dashuri.

Në fillim duke rikther një apo dy dekrete për ligje të miratuara në Parlament, derisa më pas, u arrit tek mosdekretimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi. Pas 7 ditëve të para, Presidenti u mendua edhe njëherë e kuptoi se Kushtetuta nuk ia lejonte, ndaj u detyrua që ta firmoste. Por kur rasti i erdhi përsëri në dorë, atëherë gjithçka shkoi deri në fund, duke mos firmosur këtë radhë as ministrin e vjetër dhe as ministrin e ri.

Nga entuziazmi se Plani “C” po u shkonte sipas planit, po shihnin rreth e rrotull të habitur, se përse edhe shqiptarët nuk ishin aq entuziastë sa ato. Duke harruar se në këto 3 dekada demokraci, ata kanë parë edhe rrëmuja, edhe protesta, edhe tentative për grushte shteti dhe tentativa për puçe kushtetuese, kërcënime, atentate, trazira të dhunshme… Kanë parë po çfarë nuk do shohin. Por një gjë është e sigurtë, se as nuk e kanë parë dhe as nuk kanë për ta parë kurrë: Që pushteti të meret me dekrete. Sepse nëse ka një gjë që shqiptarët e kanë mësuar mirë në demokraci, ajo lidhet me faktin se deri më sot, kushdo që ka ardhur në pushtet, ka patur vetëm një mundësi: ME VOTE! Kështu ka qenë. Kështu është. E kështu do të jetë përgjithmonë në një vend të NATO dhe kandidat për anëtar të BE. Të gjitha të tjerat, nuk janë gjë tjetër, veç përralla vere, të treguara në dimër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANË TRADHTUAR APO JANË TRADHTUAR? Oriola Marashi dhe Loredana paskan të njëjtin problem, japin këtë këshillë (FOTO)
Previous article DOSSIER: “Mall për me këndue”, ja si u shua zëri i Gac Çunit në burgjet komuniste

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT