• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZGJEDHJET LOKALE/ KQZ deklaratë: Verifikoni vendbanimin deri më 21 mars, shkelësit do të hetohen
Home
Sociale

ZGJEDHJET LOKALE/ KQZ deklaratë: Verifikoni vendbanimin deri më 21 mars, shkelësit do të hetohen

17 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri gjatë një deklarate për shtyp ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit, duke përfshirë edhe kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrës së gjendjes civile.

“Edhe krerët e bashkive dhe punonjësit e gjendjes civile që kryejnë akte të tilla do të akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ do të kallëzojë penalisht çdo person që kryen shkelje, pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor,”- tha Zguri.

Ndër të tjera, Zguri tha se ky fenomen, i cili është vërejtur në zgjedhjet e kaluara është lehtësisht i verifikueshëm dhe do të monitorohet. Në fund, ai i bëri thirrje lidershipeve të partive që të deklarohen publikisht kundër fenomenit pasi këto zgjedhje sipas tij janë gur prove në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

DEKLARATA E PLOTË:

Listat e zgjedhësve janë parakushti që zgjedhësit shqiptarë të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Saktësia dhe korrektësia e listave janë preokupim i dorës së parë për KQZ-në. Për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, procesi i saktësimit dhe korrigjimit të listave ka filluar.

Përgjegjësinë ligjore per këtë proces e kanë zyrat e gjendjes civile, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyra mbikqyrëse.

Ky proces nuk del dot mirë nëse zgjedhësit nuk shfaqin vëmendje dhe nuk tregohen aktivë. Qëllimi i kësaj dalje publike në emër të KQZ-së është pikërisht ky: të kërkojë vëmendjen e zgjedhësve, të bëjë thirrje për aktivizimin e tyre.

Deri tani Zyrat e Gjendjes Civile kanë printuar dhe publikuar listat me të dhënat paraprake për çdo zgjedhës.

Ne u bëjmë thirrje dhe një herë zgjedhësve që të kontrollojnë emrin e tyre në listën elektronike të zgjedhësve të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më datë 21 maj 2019 është e hapur mundësia për t’iu drejtuar Zyrave të Gjendjes Civile ku kanë të regjistruar vendbanimin e tyre për të plotësuar apo saktësuar të dhënat e listës.

Pas kësaj date listat bëhen përfundimtare.

Zgjedhësit që nuk e kanë emrin në listë mund të votojnë vetëm me vendim gjykate.

Në proceset e mëparshme zgjedhore jo vetëm vëzhguesit por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se në disa bashki të vendit është përhapur fenomeni i transferimit artificial të vendbanimit të mbështetësve të atyre që kandidojnë për kryetarë të bashkive, me qëllim ndikimin e paligjshëm mbi rezultatin e votimit, nëpërmjet votave të këtyre votuesve artificialë.

Ndryshimi artificial i vendbanimit përbën shpërdorim të pastër detyre, por ka pasoja të rënda edhe mbi sistemin demokratik, sepse cënon rëndë raportin e zgjedhësve me pushtetin e zgjedhur, si atje ku votojnë zgjedhësit e zhvendosur artificialisht, ashtu dhe atje ku ata fshihen padrejtësisht nga lista.

Ky fenomen i kundraligjshëm lë gjurmë, ndaj është i verifikueshëm dhe i provueshem lehtësisht. Zgjedhësit e zhvendosur artificialisht regjistrohen masivisht në adresa artificiale. Është e lehtë të konstatohet se kur në një apartament figurojnë 10, 20 apo 30 familje, atëherë në këtë bashki, kryetari i bashkisë dhe përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile kanë organizuar, në bashkëpunim, zhvendosjen artificiale të vendbanimit të zgjedhësve, kanë kryer shpërdorim detyre.

Auditët e emëruar nga KQZ që mbikëqyrin listat e zgjedhësve do të merren posaçërisht me investigimin e këtij fenomeni.

KQZ-ja do të kallëzojë penalisht kryetarët e bashkive dhe përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile, kurdoherë që të vihet përballë këtyre fakteve, sapo që ato të konstatohen dhe pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor.

Prandaj po bëjmë këtë paralajmërim publik, me qëllim që të mos ketë kryetarë bashkish që tentojnë për të bërë këtë formë manipulimi.

Përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile të marrin masa e të kontrollojnë të gjitha aplikimet që u vijnë për ndryshim vendbanimi në këtë periudhë dhe zgjedhësit, të cilëve u kërkohet të bëhen pjesë e skemave të tilla të manipulimit, të refuzojnë bashkëpunimin në krim.

Midis KQZ-së, mazhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë konflikt në trajtimin e këtij fenomeni. Ai është kundërligjshmëri që autorët e bëjnë në konflikt të pastër interesi dhe në dëm flagrant të zgjedhjeve.

Ndaj unë ftoj dhe lidershipin e mazhorancës dhe atë të opozitës të deklarohen publiksht kundër, me qëllim që t’i heqin çdo mbështetje politike fenomenit.

Zgjedhjet e datës 30 qershor janë ushtrim shumë i rëndësishëm demokracie, por këtë radhë ato janë më shumë se kaq, janë gur prove për Shqipërinë në procesin e vet të integrimit në Bashkimin Evropian.

Kujdesi i të gjithëve për listat e zgjedhësve, secili sipas rolit dhe funksionit, është vetëm hapi i parë, por shumë i rëndësishëm në këtë proces.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË EVENTIN E BAMIRËSISË/ Meghan Markle SHKËLQEN me fustanin 3400 paund (FOTO+VIDEO)
Previous article MËNYRA "TRENDI" PËR RRITJEN E FAMËS/ Kush janë VIP-at që "përdorin" gjyshërit për më shumë KLIKIME (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT