• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUR LSI E DHA VËRTETË “NJË SHANS PËR TË GJITHË”/ Rastet e DREJTORËVE të arrestuar dhe korruptuar (EMRAT)
Home
Ekskluzive

KUR LSI E DHA VËRTETË “NJË SHANS PËR TË GJITHË”/ Rastet e DREJTORËVE të arrestuar dhe korruptuar (EMRAT)

17 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Lëvizja socialste për Integrim u desh të ndryshonte logon “Një shans për të gjithë” ndoshta më shpesh nga ç’ishte e parashikuar për të vetmin fakt se ndoshta, po jepte më shumë shanse nga çfarë duhej I takonte.

E njohur shpesh për korrupsionin dhe “Iphonat” në fushatë, LSI është hasur jo shpesh me persona problematikë të emëruar nga vetë.

E vërteta është se deri më sot kemi një numër të konsiderueshëm drejtorësh të arrestuar të cilët vijnë nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Rasti më I fundit dhe më I përfoluri ishte padyshim ai I Klement Balilit.

AlpeNews.al ju sjell rastet:

Klement Balili, “Escobari i Ballkanit” dhe…Ilir Meta

Klement Balili, personi më i kërkuar per dy vite u vetëdorëzua dje. Veç katër akuzave që rendojnë mbi të kujtojmë se Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.

Ai gjithashtu njihet si mik i mirë i Monikës dhe Metës. Ky i fundit ka qene edhe vizitor i rregullt i hotelit të tij në Sarandë.

Arrestohet ish drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika “miku” i ngushtë i Kryemadhit

Më 1 shkurt 2018 arrestohet Dashamir Xhika, ish- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Dashamir Xhika, pas dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.

Ish drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, në pranga per korrupsion

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto vihet në pranga nën akuzën për korrupsion. Zoto u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën “korrupsion pasiv” në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Artur Zoto, pjesë e LSI u emërua drejtor i Burgjeve në vitin 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.

Arrestohet ish- prefekti i Fierit, përfaqësuesi i LSI

Policia e Tiranës ka arrestuar ish-prefektin e Fierit Bujar Hasaj njëkohësisht edhe ndërtues.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.

Hasaj akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë rreth 300 mijë euro. Ai ka qene prefekt i Fierit ne kohen e qeverisjes se LSI me PD, si perfaqesues i partise se Metes.

Arrestohet si “sekser”, kandidati për deputet i LSI

Në sajë të operacionit “Dekani” në maj të 2018 janë arrestuar dekanë, pedagogë e sekserë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre e korrupsion. Mes të arrestuarve është edhe Admirim Kala, nën cilësinë e sekserit. Ky i fundit është një emër jo i panjohur për publikun.

Kala ishte në listën e LSI si kandidat për deputet në qarkun e Elbasanit.

Emri i tij përflitej si kandidaturë e mundshme e Monika Kryemadhit edhe për kreun e Bashkisë së Gramshit

Arrestohet doganieri 26 vjeçar i LSI për blerje votash

Një doganier në doganën e Vermoshit është arrestuar pasi është kapur me një listë votuesish dhe sasi të konsiderueshme parash.

Doganieri 26-vjeçar Izmir Bushaj rezulton perfaqesues i Lëvizjes Socialiste per Integrim, pasi në rrjetet sociale ka postuar vazhdimisht foto nga fushata elektorale e kësaj force politike.

Drejtori i burgut Rrogozhinë në burg, i emëruar nga LSI

Në tetor 2014 u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga  strukturat e LSI-së.

Drejtoresha e shkollës merrte para për punësime, e emëruar nga LSI

Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për ti punësuar.

Drejtori i LSI që manipulonte faturat e ilaçeve

Më qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, I cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar I LSI-së në Elbasan.

U kap me 2 mijë euro rryshfet, arrestohet drejtuesi i LSI në Fier

Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë, drejtori I Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po merrte 2 mijë euro rryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues I degës së LSI-së Fier.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHON SËRISH MOTI/ Ja çfarë pritet të ndodhë me TEMPERATURAT orët në vijim (FOTO)
Previous article Horoskopi, e enjte 17 janar: Bëni kujdes kur flisni me të tjerët, kontrolloni fjalët, pasi...

F.autor

Postime të ngjashme

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore Aktualitet

FLUKSI I PUSHUESVE PARALIZON RRUGËT NË LEZHË/ Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT