• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRIMINELËT SERBË SHËTISIN LIRSHËM”/ Thaçi: Sot në Hagë po intervistohet një çlirimtar
Home
Rajon

“KRIMINELËT SERBË SHËTISIN LIRSHËM”/ Thaçi: Sot në Hagë po intervistohet një çlirimtar

16 January, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quan “një e padrejtë që po bëhet ndaj çlirimtarëve” intervistimet e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria Speciale në Hagë

“Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare po bëhet padrejtësia më e madhe” shkruan Thaçi në një postim në facebook.

Sot Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

“Sot në Hagë po intervistohet bashkëluftëtari ynë Sami Lushtaku, që vjen nga rajoni i Drenicës ku forcat serbe masakruan me qindra civilë të pafajshëm dhe drejtësia ndërkombëtare as që është marrë me krimet e tyre. Në fshatrat Likoshan e Çirez të Drenicës, më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 24 civilë të pafajshëm. Në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe vranë dhe masakruan 56 anëtarë të familjes Jashari. Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme të Drenicës, forcat serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu. Më 28 mars 1999, forcat serbe në fshatin Izbicë vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Më 5 prill 1999, në fshatin Rezallë, ushtria dhe policia serbe vranë 98 civilë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur. Po në muajin prill të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan edhe 54 civilë në Poklek të Ri dhe 24 civilë të tjerë në Çikatovë të Vjetër. Forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan edhe qindra civilë të tjerë të pafajshëm anekënd Drenicës dhe Kosovës, por drejtësia ndërkombëtare as që ka nisur të merret me këto krime” shkruan Thaçi më tej në facebook.  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ ADRIEN BRONER/ Pacquiao premton: Do ta vë në gjumë përgjithnjë dhe do t’i marr titullin
Previous article NDIZET "ALARMI" TEK "ZIKALTËRIT"/ Tërheqje muskulore për sulmuesin e Interit, ja sa do mungojë

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT